“Salah ishte i mirë, por Shaqa..”, performanca e Shaqirit merr vëmendjen e reporterit të UEFA-s
Performanca e mbrëmshme e Xherdan Shaqirit ndaj Zvezdës nuk ka kaluar pa rënë në sy.
Së fundmi, ai është komentuar edhe nga reporteri zyrtar i UEFA-s për Liverpoolin.
“Vendasit nuk e filluan ndeshjen siç dinë zakonisht, por në fund ishte një fitore e lehtë. Fitorja nuk ishte në dyshim pas dygolëshit të Salah”.
“Egjiptasi ishte i mrekullueshëm, por Shaqiri meriton lavdata për një performancë të zellshme dhe me ndikim”, ka shkruar Matthew Howarth në faqen zyrtare të UEFA-s.


