ARKATANA

Majlinda Kelmendi rikthehet në gara pas 14 muajsh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Majlinda Kelmendin do ta shohim në gara këtë fundjavë, pas 14 muajsh pauze, shkaku i lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror Budapest 2017, të mbajtur në fund të muajit gusht të vitit të kaluar.

Kampionia Olimpike nga Lojërat Olimpike Rio 2016, do të garojë në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi, të Emirateve të Bashkuara Arabe, që mbahet prej 27 – 29 tetor. Në Abu Dhabi, Majlinda kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.

Trajneri i Majlindës, Driton Kuka, është i lumtur që kampionia jonë po kthehet në gara.

“Po, Majlinda do të kthehet këtë javë në gara, pas një pauze të gjatë. Sa i përket medaljes është pauzë e gjatë dhe nuk e di se si ka ndikuar”, ka thënë Kuka për “noc-kosovo.org”.

Eco Higjiena

Krahas Majlindës, që garon në kategorinë -52 kilogramë në Abu Dhabi, që vlen për pikë Olimpike Tokyo 2020, vendin tonë e përfaqësojnë edhe kampionia e Evropës në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora Gjakova, Distria Krasniqi (-48 kg.) dhe Akil Gjakova (-73 kg.)

Majlinda, Nora dhe Distria do të garojnë të shtunën, ndërsa Akili të dielën.

“Iu urojmë fat dhe shumë suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve dhe pikëve për normën Olimpike Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.