United Hospital

Shabani llogaritet si Mulleri i ri në Gjermani: Është shumë i talentuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Meritan Shabani ka debutuar edicionin e kaluar me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Ylli nga Kosova po llogaritet si e ardhmja e Bayernit dhe për këtë ka folur edhe ish-futbollisti i Bayernit, Michael Tarnat.

Në një prononcim për t-online.de, Tarnat ka folur për futbollistët e talentuar të Bayernit.

Sipas ish-mbrojtësit të majtë, Shabani është një talent i madh dhe mund të llogaritet si Mulleri i ri.

Mobi Casa

“Shabani një Muller i ri? Bayerni i merr gjërat seriozisht. Drejtori Salihamidzic i ka ofruar kontrata profesionale shumë lojtarëve të rinj pasi beson shumë në ta. Mund të thuhet se një Muller i ri po vije”, tha Tarnat.

Tutje ish-reprezentuesi gjerman thotë se te Bayerni ka shumë presion për të fituar tituj.

“Problemi është se te Bayerni ka gjithmonë presion për të fituar tituj, sidomos Ligën e Kampionëve dhe kjo është e vështirë për talentet”.

“Që nga koha kur i kam trajnuar unë, e di se në klub ka shumë lojtarë të talentuar si Shabani e Mai të cilët kanë të ardhme të ndritur”, ka thënë Tarnat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.