Xhevat Latifi, poet i shumë çmimeve të fituara letrare
Gjilan – Thonë, poetët janë thërimi e botës. Janë njerëz të çuditshëm në jetë. Janë vetja. Pse jo? Ata jetojnë me vargje, strofa, rima, por jetojnë edhe me metafora, epitete, personifikime e figura të tjera stilistike, të cilat “elemente” ia zbukurojnë vargun e poezisë së tyre. Vargu i tyre është mbret. Kjo është botë artistike. Pra, nuk ka me poetët! Ata janë margaritarë të jetës. Shkruajnë dhe botën e “përfolin” përmes fjalës së tyre artistike. Kjo është botë e tyre madhore. Kaherë kësaj “bote” i ka hyrë edhe Xhevat Lafiti, poet gjilanas, i cili po krijon vargje me shije të hollë poetike. Këtu reflekton. Këtu është kulmorja poetike e tij. Ky është poet i heshtur, por arti i tij magjik po e pushton lexuesin.
Bëhet pyetja: kush është Xhevat Latifi? Dihet: Ai është poet gjilanas. Poet me trill të rrallë poetik. Talenti i tij, kulmon. Kulmon dhe rrezaton si shkëndijë drite. Xhevat Latifi është me profesion punëtor i arsimit. Është i lindur, më 28 maj të vitit 1968 në Gjilan. Hobi e ka edhe gazetarinë. Jo vetëm kaq.
Xhevat Latifi ka të kryer Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Ka vazhduar studimet për magjistraturë në Sociologji me temën “Roli i Mediave në demokratizimin e shoqërisë Kosovare” pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, Maqedoni.
Xhevat Latfi ka një përvojë të gjatë në gazetari. Ka filluar të punojë në RTV 21, gazeta Lajm, Express, TV Vali, dhe, për disa vite ishte dhe korrespodent i RTK-së, duke mbuluar rajonin e Gjilanit. Jo vetëm kjo.
Ky intelektual gjilanas është njëri nga themeluesit e mediumit “Communation Media XLPRESS.Tv –“ , ku mban postin e kryeredaktorit. Me shkrime letrare është marrë qysh nga vitet e nëntëdhjeta. Në vitin 1996, Shtëpia Botuese “Jeta e Re”, në Prishtinë, këtij autori ia botoi vëllimin me poezi: “Vdekja kushton shtrenjtë”, kurse në vitin 2004 SHB. “Rozafa” Prishtinë, ia botoi përmbledhjen me poezi “Shi në flokun tënd”.
Andaj, poezitë e tij janë të botuara edhe në vëllime të përbashkëta të poetëve dhe nëpër revista të ndryshme letrare si ”Sheshi” Prishtinë, “Drita” – Tiranë , “Jeta e Re”- Prishtinë, “Gazeta e Athinës” e revista të tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe të gazetave në gjuhën shqipe në Maqedoni. Shih për këtë, ai ka marrë disa shpërblime të ndryshme nëpër konkurse të ndryshme letrare dhe është pjesëmarrës i takimeve të poetëve shqiptarë në Shkup, 1999 dhe në Festivalin Ndërkombëtar të poezisë “Vjeshta 2003” në Pogradec.
Po ashtu, poezitë e Xh. Latifit janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën rumune në revistën “Haemus” ndërkohë që janë botuar edhe në Antologjinë e poezisë shqipe në Shqipëri sikur dhe në Antologjinë “LOTËT E VIRGJËR”, përgatitur nga Agim Mato e Fatmir Terziu, botoi SHB “ACPE&LULU “ – USA , 2012. Pra, poezitë e Xhevatit, krijues, janë të përfshira edhe në Antologjinë në Gjuhën Angleze një përmbledhje e 30 shkrimtarëve nga e gjithë bota, “EMANATIONS”- të botuar nga International Authors 2012 , me redaktor Carter Kaplan. Xhevat Latifi, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Ekspozitën e përbashkët me asociacionin e artistëve alternativ “Varg e Vi” , Gjilan 2010, dhe Perfomancën artistikë “Ma thuaj një fjalë të mirë”, Prishtinë 2012. Me poezitë e tij të përkthyera në gjuhën angleze, gjermane dhe frënge etj.
Ai është prezentuar edhe në Ekspozitën në Ambasadën e Shqipërisë në Bern në Kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Shetit Shqiptar, Shqipërisë.
Por, ajo që e dallon këtë poet gjilanas nga krijuesit tjerë është fakti se, ai është fitues i disa konkurseve letrare. Kjo e dallon prej krijuesve të tjerë. Këtu është “poenta” e tij krijuese, e cila po e “relakson” në rrugëtimin e tij të thellë në artin poetik. Andaj, në janar të vitit 2011, në orën letrare “Pema e Flakës”, e cila orë është mbajtur në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional “Flaka e janarit”, Xhevat Latifi mori shpërblimin për poezinë më të mirë të lexuar “Dimri ballkanik ose patinazhi i vjedhjes”.
Pasojnë çmimet tjera për vepra krijuese, si janë: çmimi krijues i vitit 1997, (Gjilan); çmimi për poezinë më të mirë e Manifestimit “Flaka e janarit” 2005 (Gjilan), i takoi çmimi për poezi më e mirë të lexuar në“Albuniversi”, Stubëll 2007; është shpërblyer me çmimin për poezi më e mirë në Manifestimin “Flakadani i Karadakut”, Viti 2009; po ashtu Xh. Latifit i takoi çmimi për poezinë më e mirë në Manifestimin kulturor tradicional “Muza e Agimit” mu në Ditët e heroit Agim Ramadani” në Zhegër në vitin 2010; po ashtu, Xh. Latifit i takoi çmimi “Pena e Flakës së janarit”, Gjilan 2011; po ashtu, në vitin 2017, në Orën e madhe letrare “Muza e Agimit”, ai mori çmimin për poezinë më e mirë; në vitin 2017 – çmimi i dytë i takoi për poezi në Festivalin “Pranvera poetike durrsake” Durrës 2017 etj.
Ky poet gjilanas, është fitues i çmimit të parë “Ora e Astritit” në Ferizaj 2017 me poezinë “Shkupi dhembja që s’po pranë”!
Mandej, në Orën e Madhe letrare të konkursin letrar për poezi, të shpallur nga klubi letrar “De Rada”, në Ferizaj, juria profesionale e përbërë nga Zyrafete Shala, studiuese e letërsisë, Ramadan Musliu, poet dhe kritik letrar dhe Bardh Frangu, shkrimtar dhe publicist, kanë vlerësuar me çmimin e parë poezinë “Shkupi dhembja që s’po pranë” , të poetit Xhevat Latifi, krijues gjilanas. Kjo është bota e tij poetike, cila është e vlerësuar me shumë çmime të merituara për vargjet e brilante të hartuara nga dora e mendja e tij krijuese. Të lumtë poet!/tefik selimi/rajonipress/


