Eko Higjiena

Kini kujdes!/ Mos konsumoni kurrë portokall nëse merrni këto ilaçe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse? Nuk jeni të vetmit. Të paktën 53 ilaçe mund të bëhen më pak efikase nëse konsumohen bashkë me qitron, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.

Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, që është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve. Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato.

Grejpfruti mund të ndikojë seriozisht në mënyrën si ilaçet funksionojnë, sidomos nëse po mjekoheni me ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, aritminë kardiake, statinën për uljen e niveleve të kolesterolit ose feksofenadinë për alergjitë.

Ju duhet të shmangni grejpfrutin nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Fundamenti

Ilaçet për kancerin
• Crizotinib
• Dasatinib
• Erlotinib
• Everolimus
• Lapatinib
• Nilotinib
• Pazopanib
• Sunitinib
• Vandetanib
• Vemurafenib
Ilaçet kundër infeksioneve
• Erythromycin
• Halofantrine
• Maraviroc
• Primaquine
• Quinine
• Rilpivirine

Ilaçet për zemrën dhe enët e gjakut
• Amiodarone
• Apixaban
• Clopidogrel
• Dronedarone
• Eplerenone
• Felodipine
• Nifedipine
• Quinidine
• Rivaroxaban
• Ticagrelor

Ilaçet për ankthin ose sistemin nervor
• Oral alfentanil
• Buspirone
• Dextromethorphan
• Oral fentanyl
• Oral ketamine
• Lurasidone
• Oxycodone
• Pimozide
• Quetiapine
• Triazolam
• Ziprasidone

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.