ARKATANA

Drejtësia përtokë, sistemi i kapur

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se në Kosovë nuk funksionon sistemi i drejtësisë, ngase një shumicë e madhe e njerëzve nëpër gjykata e prokurori janë të kapur, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë plotësisht të paaftë dhe një pjesë janë frikacakë, derisa të gjithë këto e përbëjnë një amalgamë, e cila rezulton një sistem të dështuar.

Së këndejmi, pra lirisht mund të nxirret konstatimi se nuk ka drejtësi, dhe se sistemi i drejtësisë realisht është në duart e mafio-politikës dhe mafio-oligarkëve. Por, po dështon zinxhiri në drejtësi, ku prokuroria e gjykatat nuk janë në një vijë për ta ndarë drejtësinë, dhe ku lëndët dyshohet se janë subjekt i shitblerjeve përmes trafikimit kriminal, dhe nëse anti- korrupsioni bën denoncimet e saj në prokurori dhe kjo e fundit hesht, por edhe nëse prokuroria bën punën e saj, por gjykatat hedhin lëndët poshtë, atëherë nuk ka drejtësi për qytetarët, kurse nëse gjyqtarët zvarrisin lëndët shkon dëm puna e prokurorisë. Se si do t’i ndalet hovi drejtësisë së kapur nga bandat, nëntoka kriminale, e cila edhe nëse një hallkë funksionon, tjetra hallkë është e kapur keq nga nëntoka dhe mafia, që bën punën e saj të fuqishme, por tepër shkatërruese për qytetarët dhe vendin, flet shkrimi në vijim. Hasan Preteni nga ‘Qendra për etikë, transparencë dhe integritet’, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se nuk janë ‘fajtor’ gjyqtarët, as prokurorët e hetuesit, pasi, sipas tij, janë ata që duhet kujdesur që rasti të mos humbet, derisa siç tha asnjë prokuror nuk duhet të dërgojë rastet në gjykatë nëse nuk janë të sigurt se do të fitojë, dhe kjo është situata se si duhet të ishte. “Në Kosovë prokurorët mburren me publikimin e rasteve, që i hetojnë, informata bombastike se kinse po punojnë diçka e më pastaj në gjykatë fare nuk shkojnë, nuk u intereson se çka po ndodh me rastet e tyre”, potencoi Preteni.

United Hospital

Aktakuzat të jenë bindëse

Analisti Ilir Fetahu mendon se në Kosovë ka ardhur koha që të jemi siç tha konkretë secili dhe ta kryejë punën e vet mirë, por fatkeqë- sisht, sipas tij, deri më tani ka shumë institucione dhe individë, që më shumë bëjnë improvizime e jo punë konkrete. “Pra, këtu fatkeqësisht ka shumë fjalë e pak punë edhe tek institucionet e caktuara, pra nëse flitet për gjëra konkrete dhe të thuhet ta zëmë të flasim për njerëz apo subjekte të caktuara apo diçka të ngjashëm, për person fizik apo juridik që janë të korruptuar në përgjithësi, kur është fjala se çka bëjnë d.m.th. shumë pak kush mund të dëshmojë”, u shpreh ai. “Edhe antikorrupsioni, por edhe individë të caktuar është mirë që me prova dhe me fakte të denoncojnë personat apo subjektet e caktuara për punë të caktuar në prokurori, në mënyrë që kjo e fundit të ketë fakte të bollshme që kur ta ngritë aktakuzën, gjykata mos ta hedhë poshtë, pra të ketë fakte të pakundërshtueshme, në mënyrë që drejtësia të ketë fakte dhe të veprojë në mënyrë efikase, por fatkeqësisht tek ne në Kosovë shumë herë shkohet nga ajo që vetëm në mënyrë provizore të shkojnë gjërat, ndërsa gjykata sigurisht që vepron në bazë të fakteve dhe dëshmive dhe tek atëherë mund të marrë një vendim meritor për një çështje të caktuara dhe të dënohet i apostrofuari”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Ilir Fetahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.