Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll Taip Ramadani nuk e fton Arbër Sylejmanin
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka përpiluar listën prej 18 hendbollistëve për ndeshjet e fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Për befasi në këtë listë nuk figuron emri i portierit dhe kapitenit të Dritës, Arbër Sylejmani. Siq dihet, Sylejmani kishte kaluar të gjitha grup moshat në Përfaqësuesen e Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës me 17 tetor do të grumbullohet për të vazhduar në Turqi me 21-22 tetor, ku do ti zhvillon dy ndeshje miqësore me Turqinë.
Ndërsa nw ndeshjet eliminatore do të udhëton drejt qytetit Polak, Ostroviec, ku do të takohet me Poloninë ndërsa katër ditë më vonë me 28 tetor ballafaqohet me Kombëtaren e Gjermanisë, në këtë grup bën pjesë edhe Kombëtarja e Izraelit.
Mos ftesa për portierit dhe kapitenit të Dritës dhe deri dje portierit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Sylejmani, ka ngritur shqetësime në opinionin Gjilanas e atë Kosovar, kjo mos thirrje po cilësohet e befasueshme dhe e pa kuptimtë.
Përformanca e Sylejmanit jo vetëm në klubin e Dritës por edhe në atë Kosovar është mjaft e pëlqyer, duke qenë vazhdimisht në kontinuitet.
Për mos ftesën e “gardianit” të Dritës, Arbër Sylejmani, është e drejt e Përzgjedhësit Taip Sylejmanit, por është e padrejtë se në këtë listë por me gjithë respektin për këta dy hendbollist, figurojnë dy portier të një skuadre nga Besa Familiga e Pejës.
Natyrisht se e drejta i takon vetëm Përzgjedhësit, mirëpo duhet të ketë parasysh se portieri Arbër Sylejmani i ka plotësuar të gjitha kriteret si për nga cilësia njashtu edhe për nga karakterit që ka si kapiten dhe si hendbollist.
Në këso përzgjedhje në këtë mënyrë, vetëm sa demotivohen hendbollistët dhe këto përzgjedhje lënë shumë dyshime se me të vërtet a janë ftuar më të mirët pasiqë edhe nga shumë hendbollist nga Kosova kanë vërejtjet e tyre.
Kryetari i KH Drita, Luan Sllamniku, lidhur për mos ftesën e kapitenit të skuadrës së tij e ka komentuar.
“Është e drejt e Përzgjedhësit se kënd e fton dhe kënd nuk e fton, ne në punët e tij nuk mundemi të ndërhyjmë por mendojmë se një ftesë të tillë Arbër Sylejmani e ka merituar”.
Shpresohet se në të ardhmen duhet përzgjedhur më të mirët e jo sipas simpative, por portieri Arbër Sylejmani është dashur të ftohet duke ditur kualitetet e tij./rajonipress/


