Gjilani pëson humbje dhe zhgënjen shikuesit e saj
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javës e 9-të, me paraqitje tejet të dobët ka zhgënjyer tifozët “Skifterat”, duke pësuar humbje nga Liria e Prizrenit me rezultat 0-1.
“Bardh e kuqët” e Gjilanit, gjatë 90 minutave kanë bërë një paraqitje të dobët duke mos rrezikuar në mënyrë serioze portën e Flamur Gashit të Lirisë.
Rastin e parë e krijuan mysafirët në minutën e 26-të, kur Ilir Mustafa nuk arrin topin të plason në portën e zbrazët.
Të vetmin gjysmë rast skuadra e Gjilanit e krijoji në minutën 38-të, kur Caesar nga 18 gjuan pran shtyllës pingule të Gashit.
Në minutën e 42-të, futbollisti më i mirë në fushë Liridon Fetahaj bukur shërben Qëndrim Gashin, e ky gjenë edhe më bukur qendërsulmuesin Fatih Karahodën i cili nga 4 metra plason topin në rrjetën e Donat Kaqiut.
Në fund të pjesës së parë Liridon Fetahaj nga 16 metra godet horizontalen e Kaqiut.
Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanin kërkonin golin e barazimit, por me një lojë konfuze nuk arrinin të krijojnë raste drejt portës së Flamur Gashit.
Gjysmë raste por jo të rrezikshme kishin Wiber Perez e Trevin Ceasar, por gjuajtjet e tyre drejt portierit Gashi nuk paraqitnin ndonjë problem.
Ndërsa rastin më të mirë të ndeshjes e huq Ilir Mustafa i cili gjuan nga 8 metra, por Kaqiu shpëton rrjetën e tij.
Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, pas 90 minutave i nervozuar ka deklaruar.
“Ndeshjen e filluam dobët, nuk funksionoi asgjë ashtu siç kishim paraparë dhe pastaj pësuam golin e futbollistët më vonë u angazhuan por nuk arritën të bënin asgjë, këto tri pikë më dhimbsen pasiqë me këto tri pikë do të ishim në pozitë të tretë, por më dhimbsen e tifozët “Skifterat” dhe kryesia e cila po na ofron kushte ideale për punë, neve na mbetet të përmirësohemi në të ardhmen”.
Gjilani në javën e 10-të, do të udhëton në Podujevë për tu takuar me Llapin./rajonipress/


