Eko Higjiena

Sadat Pajaziti: Së bashku me “Skifterave” do t`i gëzohemi fitores ndaj Lirisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në javën e 9-të, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, skuadra “bardh e kuq” e Gjilanit, do të jetë nikoqire e Lirisë së Prizrenit.

Gjilanasit nga 8 ndeshjet e zhvilluara kanë tubuar 14 pikë, duke u pozicionuar në pozitën e 5.

Mobi Casa

Në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit e cila zhvillohet të dielën, kryetrajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti së bashku me stafin e tij, shpreson se pikët e plota do të mbesin në Gjilan.
“Ne e respektojmë çdo kundërshtar që luajmë, një gjë e tillë vlen edhe për Lirinë por objektivat tona janë që të mposhtim çdo kundërshtar pa marrë parasysh se cila skuadër është, vetëm në këtë mënyrë ne mundemi ti realizojmë objektivat e klubit, me shumë dëshirë dhe respekt i bëj ftesë tifozëve “Skifterave”, që të dielën të përgatisin festë futbollistike dhe së bashku t`i gëzohemi fitores”, ka theksuar Pajaziti.

Në kampin “kuq e bardhë”, gjendja nuk është aspak e mirë sa i përket buletinit shëndetësor, pasiqë janë të lënduar Muqaj, Sadriu, Magani, Kosumi e Hysa, ndërsa ndaj Lirisë nuk do të paraqitet edhe Jefferson Lopes për shkak kartonave të verdhë, por trajneri Pajaziti është mjaft optimist se do t’ja del në këtë ballafaqim
“Shpresoj se shumica e futbollistëve gjerë të dielën do të rikuperohen por se si do të rrjedhin gjërat mbetet të shihet, por unë jam optimist se do të rikthehen në fushën e blertë”, ka bërë të ditur tekniku i Gjilanit, Sedat Pajaziti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.