Fundamenti

Dhimbja e nyjeve si pasojë e motit, mit apo e vërtetë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njerëzit shpeshherë ua atribuojnë dhimbjet e tyre motit të keq dhe kjo ka ndodhur me shekuj të tërë, por në realitet një lidhje e tillë nuk është asgjë tjetër veçse një mit.

Rreth 2.500 vite më parë grekët kishin treguar për një lidhje mes dhimbjes dhe motit, ndërsa shkencëtarët e Universitetit të Harvardit kanë dëshmuar se nuk ka dëshmi shkencore prapa këtij fenomeni.

Hulumtuesit kanë vëzhguar detajet e 11 milionë vizitave te doktorët të cilat i kanë bërë më shumë se 1.5 milionë pacientë amerikanë mes viteve 2008 dhe 2012, për të parë nëse ka ndonjë lidhje mes reshjeve të shiut dhe numrit të pacientëve që kanë raportuar për dhimbje të nyejve apo të shpinës.

United Hospital

Sidoqoftë, ata nuk kanë gjetur ndonjë ndërlidhje mes këtyre dyjave.

“Me këtë sasi të madhe të të dhënave, nëse do të kishte ndonjë rritje të dukshme në dhimbje, ne do të kishim gjetur edhe dëshmitë më të vogla, por nuk kemi gjetur. I kemi analizuar të dhënat në mënyra të ndryshme, por nuk kemi parë ndonjë lidhje mes reshjeve të shiut dhe vizitave te doktori për dhimbje të shpinës apo nyejve. Pra, dhimbja e nyejve dhe shpinës nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e motit”, ka treguar autorja e këtij studimi, Anupam Jena.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.