UBT

Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet

/ 3 minuta lexim
HW

Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme e muskujve. Kap më shumë këmbët, pulpat dhe kofshët, por ndonjëherë edhe krahët dhe duart.Rastet më të shpeshta?

Mungesa e kripërave minerale, lodhje, ftohje, pozicione të parehatshme që ke qëndruar për një kohë të gjatë dhe që pengojnë rrjedhjen e gjakut.

Mund të shmangen edhe me ndonjë ndryshim të vogël në dietën tuaj: boronicat, ribes i zi (rrush frëngu), agrumet dhe ushqimet e tjera të pasura me vitaminë C dhe f1avonoidët ndihmojnë qarkullimin dhe largojnë këto dhembje të bezdisshme.

Sidomos në rastet e ngërçeve gjatë natës që kapin në periudhën e shtatzënisë, transmeton Telegrafi.Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçetNgërçi vjen pikërisht atëherë kur s’e pret.

ARKATANA

Ndërsa je duke fjetur, duke bërë dashuri, po duke bërë sport, të kap një dhembje therëse. Çfarë ndodh?

Në muskul mbërrin pak oksigjen dhe grumbullohet acidi laktik, substancë e prodhuar nga një punë ku vihen në përdorim muskujt, që jep mpirje: muskuli forcohet dhe nëse përpiqesh ta lëvizësh, ai mpihet edhe më shumë.

Ç’duhet të bëjmë, atëherë?

  • Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.
  • Mos bëj gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku u “vjedh” gjak muskujve.
  • Për zemër ha kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez (janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve).
  • Kur të kap, dhembjen mund ta lehtësosh duke shpirë me ngadalë muskulin e mpirë.
  • Nëse ngërçi të zë në dorë: bashkoji duart dhe me dorën që s’të dhemb shtyj me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.
  • Nëse ngërçi të zë në këmbë: ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.
  • Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhemb të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.
  • Nëse ngërçi të zë në kofshë: ke nevojë për ndihmën e dikujt. Ulu në tokë dhe kërkoji ndihmësit tënd që me njërën dorën të të ngrejë thembrën dhe me tjetrën të të shtypë gjurin duke ta ulur poshtë.

Ti ndërkohë masazho me ngadalë muskujt e kofshës. Brenda pak çasteve, spazma muskulore pakësohet aq shumë derisa zhduket.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.