Eko Higjiena

Përleshje me armë, raportohet për të vrarë dhe të plagosur në Shkup

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në rrugën “Ruzveltova”, në afërsi të Prokurorisë Speciale Publike në Shkup mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë mes dy grupeve me veturat e tyre në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës ku persona nga një veturë e zezë kanë gjuajtur me pushkë gjysmë-automatike, kallashnikov, drejt një veture tjetër, përcjell Telegraf Maqedoni.

Eco Higjiena

Një person në veturën e goditur ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa thuhet se ka edhe disa të plagosur.

Rruga në fjalë ka qenë e bllokuar gjithë natën ndërsa policia dhe hetuesit kanë qenë në vendin e ngjarjes.