Fundamenti

Pritet të punësohen 7 të rinj vitias

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Qendra Rinore e Vitisë nënshkruan një memorandum bashkëfinancimi me të cilën pritën të punësohen disa të rijnë vitias.

Donjetë Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore të Vitisë ka nënshkruar një memorandum për bashkëfinancim në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe Fuqizimi i Qendrave Rinore në Kosovë” i cili financohet nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF) dhe zbatohet nga Organizata Rinore “AKTI” nga Fushë Kosova.

Me realizimin e këtij projekti pritet të punësohen 80 të rijnë të qyteteve të cilat janë pjesë të këtij projekti. “Komuna e Vitisë në afat rekord ka realizuar planin e biznesit për një ndërmarrje Sociale në këtë komunë. Me këtë pritet të punësohen 7 të rijnë nga komuna jonë. Përndryshe jemi edhe ndër të parët që kemi nënshkruar Memorandumin për bashkëfinancim” u shpreh Drejtoresha Sadiku.

FIDANISHTJA

Ajo ndër tjerash shtoj se falë punës së palodhshme të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në këtë komunë po hapën vende të reja të punës për të rinjtë vitias.

Ndërkaq në ceremoninë e nënshkrimit të këtij dokumenti kanë marrë pjesë edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim nga Komuna e Vitisë si dhe Valdete Bilalli nga Qendra Rinore-Viti./rajonipress/