Mobi Casa

Ndërron jetë tifozi i “Skifterave” Sokol Mehmeti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njëri ndër tifozët më të flakët të KF Gjilani dhe “Skifterave”, Sokol Mehmeti, ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak të cilin i ndjeri nuk mundi ta përballonte.

Mehmeti i cili e dashti jashtëzakonisht KF Gjilanin dhe futbollin në veçanti, ishte pjesë e pandashme i tifozëve “Skifterat” i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Uji Dea

Tifozët “Skifterat” kanë shpreh ngushëllimet më të thella për shokun e tyre.

“Jemi të tronditur nga humbja e madhe e shokut tonë, jemi krenar që ishe me ne në kohë të vështira e të mira, prehu i qetë shoku ynë, ndërsa t`i do të jetosh gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në ngushëllimin e tifo klubit “Skifterat”. /rajonipress/