Eko Higjiena

Edonis Beqiri nokauton boksierin Giga Nadiradze të Gjeorgjisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Boksieri Edonis Beqiri, me prejardhje nga Makreshi i Gjilanit, në meqin e tij të 5-të profesionist ka treguar se ky talent i madh i boksit ka karrierë të shkëlqyer në boksin profesionist.

Beqiri në qytetin e Gjermanisë, Nurnberg është përballur me boksierin nga Gjeorgjia Giga Nadiradze, duke me plandosur në dyshemenë e ringut ne raundin e 4, ndërsa ky meqë ishte paraparë të zhvillohet në 6 raunde.

Boksieri nga Gjilani gjatë 4 raundeve boksoi boks të shkëlqyeshëm duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit që ti rrezikohej fitorja.

Mobi Casa

Në raundin e 4-të, Beqiri në fillim të raundit nga goditjet e forta kundërshtari i tij rrezohet dy herë por boksieri shqiptar Beqiri me goditje te serisë së shpejt e plandos boksierin nga Gjorgjia Nadiradze në dysheme për të mos u ngrit më.

“Ishte një boksier shumë i papërshtatshëm dhe i fort, por për këtë meqë jam përgatitur maksimalisht me trajnerin tim Boshnjakun, Zijo Polio, të cilin e falënderoj për punën që ka bërë me mua, unë po i hapi synimet e mija që i kam në boksin profesionist ndërsa një falënderim i veçantë shkon për tifozët që ishin mbledhur në Nurnberg të Gjermanisë të cilët më kanë përkrahur pa masë, jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe shpresoj se në të ardhmen nuk do ti zhgënjej ata të cilët besojnë në mua”, ka bërë të ditur boksieri Edonis Beqiri.

Nuk ka dyshim se boksit profesionist po i vjen një talent i madh i boksit, Beqiri nga 5 meçet e zhvilluara në boksin profesionist 3 meçe i ka fituar me nokaut ndërsa 2 të tjerat me pikë./rajonipress/