UBT

Në Gjilan, Beshiktashi e fiton Kupën e Ballkanit për Klube në volejboll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Beshiktashi i Turqisë e ka fituar Kupën e Ballkanit për Klube në volejboll në kategorinë e femrave në përballje me ekipin rumun CSM Lugaj, e cila është mbajtur në Gjilan për tri ditë me radhë në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ku nikoqir ka qenë Klubi i Volejbollit Drita.

Medaljen e argjend e ka fituar CSM Lugaj nga Rumania, ndërkaq Drita është shpërblyer me medaljen e bronztë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, është shprehur të jetë i nderuar që pikërisht Gjilani është zgjedhur për t’u mbajtur për herë të parë në Kosovë Kupa e Ballkanit për Klube në volejboll, ndërsa ka shtuar se ndihet mirë që u ka krijuar kushte për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv.

ARKATANA

“Kupa e Ballkanit për Klube në volejboll të femrave është ngjarje e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë. Urime fituesit të garës, ndërkaq shpreh mbështetjen e madhe për KV Drita dhe klubet tjera për të arritur suksese të reja në arenën ndërkombëtare. Mbajtja e kësaj gare tregon se Gjilani është kryeqendër e sportit në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Përgjegjësi për Sport në kuadër të DKRS, Malazog Hoxha, ua ka dorëzuar medaljet triumfuesve, derisa e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që i ka dhënë sportit dhe ka mundësuar që me sukses të mbahet kjo garë e madhe e volejbollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.