Hidromorava

Sulmuesi i Kosovës Kastrati realizon het-trik në fitoren e Lokomotiva Zagrebit ndaj Belupos

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmuesi anësor i ekipit kombëtar U-21 të Kosovës, Lirim Kastrati, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke i realizuar tri gola në fitoren e klubit të tij NK Lokomotiva Zagreb ndaj Slaven Belupo të dielën.

Falë kosovarit, Lokomotiva e Zagrebit i gjeti përsëri rrugën e fitores, pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e kaluar, duke e mposhtur Slaven Belupen në udhëtim 5-2 në Ligën e Parë të Futbollit Kroat, raporton Gazeta Express.

Kastrati shënoi golin e parë personal dhe të skuadrës së tij në këtë ndeshje pas 23 minutave lojë, me Datkovic që realizoi për 2-0 vetëm dy minuta para pushimit mes pjesëve.

Ai e nisi pjesën e dytë edhe më furishëm duke e shënuar golin e dytë në minutën e parë të 45 minutëshit të dytë.

FIDANISHTJA

Kosovari shënoi edhe një herë rreth shtatë minuta para fundit duke e kompletuar het-trikun e parë për skuadrën e tij.

Goli i pestë për Zagrebin e shënoi Krstanovic vetëm tre minuta më pas.

Pas shtatë xhirove, Lokomotiva Zagreb zë vendin e katërt me 13 pikë në ligën elitare kroate. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.