Mobi Casa

Valon Murseli: Le ta dinë të gjithë se fanella e Dritës peshon rëndë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i FC Dritës, Valon Murseli, ka reaguar për gjendjen aktuale, në të cilën gjendet skuadra e tij në këtë kampionat, pas rezultateve të dobëta dhe largimin e trajnerit Bekim Isufi dhe drejtorin sportivë, Fisnik Kerceli.

Ndër të tjera ne rrjetin social ‘facebook, Muresli ka shtuar:

Më vjen shumë keq që në këto momente nuk jam fizikisht në mesin e stafit, lojtarëve dhe të gjithë juve që së bashku, jo shumë larg nga sot, festuam dhe u gëzuam në momentet historike që nuk do të harrohen kurrë.
Ne e realizuam vetëm një hap drejt ëndrrës të cilën e kemi, të shohim Dritën të fortë, konkurruese dhe ekip shumë te respektuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Fanela e klubit peshon rëndë, këtë e dijnë të gjithë.
Çdo kush që ështê i kënaqur nga ajo që e arritëm dje, e nuk ka motiv të derdhë djersë sot..le t’a dijë që nuk ka vend në mesin tonë.

Te gjithë ne ndihemi fajtorë për mosrezultatet që i kemi tani, jo vetëm treneri dhe drejtori sportivë që dhanë dorëheqje, por ne e kemi respektu vendimin e tyre!

Askush nuk e do suksesin e Dritës më shumë se ne, që nuk kursejmë asgjë dhe sakrifikojmë gjithçka.

Jam munduar që të krijoj kushte optimale të punës për stafin dhe mbështetje racionale e t’meritueshme për lojtarët.

Eco Higjiena

Unë i kam qëndruar pas fjalëve të mia.

Ne si individ shkojmë e vijmë por Drita do të mbetet përgjithmonë.

Kërkoj nga të gjithë tifozët që thellësisht e ndjejnë dashurinë për klubin, t’a mbështesin ashtu siq kanë vepruar gjithmonë.

Pas të gjithë atij suksesi, klubin e kapi euforia dhe vetëkënaqësia.
Do të kthehemi shumë shpejt të disiplinuar dhe me përgjegjësi.

Nuk do t’a lejoj askë të luaj me ndjenjat tona.

Nga java e ardhshme pres reflektim ndaj situatës dhe vazhdimësi të asaj që lam pas kampionatin e kaluar.

Sidoqoftë ata që e duan Dritën po si ne, të qëndrojnë të qetë sepse klubi është në duar të sigurta.
Me shumë respekt, i juaji
Valoni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.