ARKATANA

Hysaj kërkon dyfishim të pagës, në dyshim rinovimi me Napolin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

​Vihet në dyshim rinovimi i kontratës së Elseid Hysajt me Napolin. Mbrojtësi shqiptar, gjatë verës, kishte marrë një ofertë shumë të rëndësishme nga Chelsea, që i siguronte 4 milionë euro në sezon, por ai vendosi të qëndronte me premtimin se paga e tij do të rishikohej.

Menaxheri i mbrojtësit të djathtë, Mario Giuffredi, për të nënshkruar marrëveshjen e re kërkon të paktën 3 milionë euro në sezon. Nëse presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia përmbush këtë kërkesë, atëherë nënshkrimi i rinovimit të kontratës është i destinuar të dështojë.

ARKATANA

Hysaj aktualisht përfiton vetëm 1.6 milionë euro në sezon, edhe pse është një nga pikat më të forta të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Në këto kushte do të rinisnin bisedime me klube të mëdha evropiane, që janë gati ta afrojnë Hysajn, i cili konsiderohet ndër më të mirët në qarkullim në rolin e tij. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.