Ballkani i jep leksikon Gjilanit
Futbollistët e Gjilanit pas startit të mirë në Ipko Superligë në javën e 5-të, në ballafaqim me Ballkanin pëson humbje si nikoqir me rezultat 3-1.
Futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave treguan lojë të dobët, duke ju mundësuar kundërshtarit nga Theranda që të mbizotëroj gjatë tërë ndeshjes.
Në minutën e 16-të, Krasniqi i mysafireve harkon më së miri gjendet kapiteni Visar Berisha i cili nuk e patë të vështirë të mposht Donat Kaciun sot jo të disponueshëm për lojë.
Futbollistët e Gjilanit shpejt reaguan në minutën e 28-të, Vilfor Hysa pasi kalon një futbollist mysafirë nga 16 metra mposht portierin mysafirë Armend Ruxhin.
Mysafirët lehtësisht arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 33-të, Besnik Krasniqi harkon e me kokë Jetmir Topalli gjen këndin e epërm të Kaciut.
Në skenë edhe njiher del kapiteni Visar Berisha në minutën e 73-të, duke shënuar një eurogol nga 18 metra duke vulosur fatin e kësaj ndeshje.
Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajazit, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Kundërshtari sot ishte i vështirë, u pozicionuan mirë, arritën të parët në epërsi arritëm të barazojmë por ata shënuan golin e dytë që mendoj se gjyqtari gaboi pasi futbollisti ynë ishte i shtrirë, u munduam të rikthehemi në lojë nuk arritëm dhe u qrregulluam totalisht deri në fund të ndeshjes”.
Gjilani në mesjavë takohet në Prishtinë me Prishtinën ndeshje kjo e mbetur nga java e parë./rajonipress/


