Franck Bettulat: Gjoka dhe Duro nuk janë trajnerë të dëshmuar
Trajneri i mirënjohur nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Francë dhe është pjesë e skuadrës gjigante Franceze, Lyon, është i befasuar me rezultatet e dobëta të Dritës nga këto katër javët e para.
Sipas trajnerit Bettulat “bardh e kaltërtit” e Dritës duhet të gjejnë një trajner me afate të gjata kohore, ndërsa për dy trajnerët nga Shqipëria Gjokën dhe Duron, thekson se janë dy trajner të cilët vrapojnë pas të hollave dhe nuk janë kualitativ.
“Më vjen shumë keq për rezultatet e dobëta të Dritës, nuk guxon një kampion i tillë me futbollistët më cilësor në vend të tregojnë lojëra të dobëta dhe të mos japin kurrfarë përgjegjësie, dhe pastaj të kërkojnë pagat e tyre dhe të luajnë me ndjenjat e tifozëve e të shumë dashamirëve të futbollit të cilët e përkrahin Dritën, edhe vet kryesia duhet të kërkon përgjegjësi maksimale tek futbollistët në fushë dhe duhet kuptuar se këta futbollist nuk janë të paprekshëm”, thekson trajneri me përvojë të gjatë në arenën evropiane, Bettulat.
Trajneri Bettulat ka bërë të ditur se trajnerët nga Shqipëria nuk janë më cilësor se ata të Kosovës, pasiqë nuk kanë ndonjë fizionomi të lojës.
“Dy trajnerët që po bisedojnë krerët e Dritës me Gjokon dhe Duron, këta kanë ndërruar shumë klube në Shqipëri dhe tani e një kohë të gjatë nuk kanë klube pasiqë qëndroj jashtë tregut shqiptar duke mos pasur vlera menagjuese dhe organizative me skuadra, trajnerët nga Shqipëria nuk kanë vlera taktike loja e tyre është anemike dhe nuk kanë intensitet kjo e dëshmon me trajnerë nga Shqipëria të cilat janë në klubet e Kosovës”.
Bettulat ka një porosi për krerët e Dritës se si të dilet nga kjo agoni në klub.
“Më vjen keq me largimin e Bekim Isufit nga klubi, ai ka bërë një punë shumë të shkëlqyeshme që asnjë trajner Kosovar gjerë më tani nuk ka arritur, kryesia e klubit urgjentisht duhet ta bashkon skuadrën dhe të eliminon disa futbollist që kanë krijuar klane brenda klubit dhe kanë dal jashtë parametrave të skuadrës dhe duhet përkujtuar çdo futbollisti jo vetëm të Dritës por edhe klubeve tjera të Kosovës, se asnjë futbollist nuk mundet të luan me ndjenjat e tifozëve, futbollistët vijnë e shkojnë ndërsa emri i klubit vazhdon të mbetet”, ka bërë të ditur Bettulat./rajonipress/


