FIDANISHTJA

Statistika të jashtëzakonshme të Herolind Shalës ndaj Ishujve Faroe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë fitoren e parë në kampanjën e Ligës së Kombeve.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Bernard Challandes ka mposhtur Përfaqësuesen e Ishujva Faroe me rezultat të pastër 2-0.

Djelmoshat tanë patën paraqitje fantastike në mbrëmjen e së hënës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para rreth 13 mijë tifozëve.

Por statistika të jashtëzakonshme kishte mesfushori Herolind Shala në takim ndaj Ishujve Faroe.

Faqja e specializuar për statistika të futbollistëve ‘instatscout’, ka publikuar statistikat e Shalës.

Shala ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë, ku nga 83 pasime të bëra në këtë sfidë 93% e tyre ishin të sakta.

Mobi Casa

26-vjeçari kishte bërë tetë pasime diagonale dhe që të gjitha ishin të sakta 100%.

Shala dhe Kryeziu janë bërë një tandem i shkëlqyeshëm në qendër të mesfushës duke u bërë të pakalueshëm për kundërshtarët.

Kujtojmë që në pesë ndeshjen e fundit Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar katër fitore dhe ka marrë një barazim duke mos pësuar asnjë gol.

Ndeshja ndaj Ishujve Faroe ishte e nënta për Shalën me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Muajin tetor, Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.