UBT

Në Gjilan u hap Panairi Regjional i produkteve vendore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan është hapur sot panairi regjional i produkteve vendore, në të cilin kompanitë do të mund t’i ekspozojnë prodhimet e tyre për dy ditë me radhë, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë.

Hapjen e kësaj ngjarje e ka bërë kryetarit i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer.

“E falënderoj partnerin tonë strategjik, organizatën gjermane GIZ për mbështetjen. Familjet bujqësore në Gjilan, prodhuesit, kompanitë dhe brendet e mëdha, sot dhe nesër e kanë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, që ta informojnë opinionin dhe bashkatdhetarët me prodhimet e Gjilanit dhe të Anamoravës. Ne do të vazhdojmë ta mbështetin këtë prodhim”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

UBT

“Ne jemi krenar me bizneset të cilat e kanë bërë me nam dhe me brend Gjilanin si “Fluidi”, “Calabria”, “Moea”, “Frutimania”, “Ask Food”, “Consoni”, prodhimi i djathit në Bresalc, i bimëve mjekësore në Stanishor, Verbicë të Zhegocit dhe vendbanime tjera. Jemi të kënaqur që prodhimi i shumë produketeve bujqësore në Gjilan është duke u zhvilluar në mënyrë jashtëzakonisht pozitive. Ne po i kthehemi edhe prodhimeve tradicionale që Gjilani i ka pasur deri tek bima e duhanit”, tha Haziri.

Ndërkaq, udhëheqësja e projektit nga organizata gjermane GIZ, Ottilie Mooshofer, ka deklaruar se është e kënaqur dhe e nderuar që kanë mund ta ndërtojnë një platformë të përbashkët.

“Shpresoj shumë që do të bëhet një trend që të gjithë t’i blejnë produktet lokale e regjionale që ju i prodhoni, të cilët kanë informata për mënyrën se si prodhohen”, tha Mooshofer. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.