Uji Dea

Bankat gllabërojn pronat e qytetarëve, zhvlerësime të tmerrshme të hipotekave

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së, mësohet se bankat komerciale, të cilat afarojnë në Kosovë, po e zhvlerësojnë tej mase vlerën e patundshmërisë të lënë si hipotekë apo kolateral në rast të marrjes së kredive.

Ndryshe të dhënat flasin se në Kosovë mbi 1.2 milion qytetarë janë klientë të 10 bankave komerciale, kurse rreth 382 mijë sish nga ta kanë kredi të ndryshme, qoftë për ndërmarrje apo familjare. Vlera e kredive për ndërmarrje dhe ato familjare ka arritur në mbi 2.6 miliardë euro, përderisa vlera e të gjitha pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të lëna si hipotekë, kurse sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) vetëm për muajin korrik ka arritur në rreth 54 milionë euro.

Së këndejmi, nga njohësit e kësaj fushe me të drejtë është shtruar çështja se si po i zhvlerësojnë bankat komerciale kolateralin e deponuar, kurse sipas tyre kjo po ndikon që bizneset e qytetarët po hezitojnë të marrin kredi nëpër banka.

Tregu duhet të hapet
Kreu i AKB-së, Agim Shahini, për gazetën “Kosova Sot” thotë se bankat komerciale pothuajse janë sektori më profitabil në Kosovë si sektor financiar dhe kanë interesin dhe kushtet marrjes së kredisë më të ashprat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”Në vendet e ndryshme në Ballkan kushtet dhe kriteret janë më të lehta sesa në Kosovë, e lërë më për vlerën e kolateralit që vlerësohet në bankat në masën deri në katër herë më lirë sesa çmimi real në treg”, është shprehur Shahini, teksa ka shtuar se kjo tregon se kemi të bëjmë me sjellje jokorrekte të bankave komerciale ndaj qytetarëve, ndonëse qytetarët e vendit mbi 1 milion janë ish-klientë bankash edhe rreth 400 mijë që janë në marrëdhënie pune apo edhe bizneset, kanë kredi të ndryshme në bankat komerciale dhe kanë vështirësi në kthimi e kredisë.”Si pasojë e kësaj mbi 25 për qind e bizneseve të falimentuara janë nga interesi i lartë bankarë. Kolaterali i bankave në vendin tonë pothuajse është një uzurpim nga banka të cilin bankat e zhvlerësojnë dhe bizneset e qytetarët më nuk kanë çfarë të japin dhe për pasojë ata vijnë në vështirësi për të marrë apo kërkuar kredi. Vlen të theksohet se edhe bankat komerciale që operojnë në Kosovë i kanë kushtet e dhënies së kredive tri ose katër herë më të rënda sesa në vendet prej nga ato banka vijnë të afarojnë në Kosovë. Veç saj, këto banka e kanë interesin bankar deri në 5 herë më të lartë sesa nga vendi prej nga ato vijnë dhe operojnë në Kosovë dhe kjo është e pabarabartë në treg dhe këto janë kushte diskriminuese ndaj qytetarit të vendit dhe biznesit të Kosovës”, është shprehur ai. Shahini thekson se duhet që të hapet tregu dhe BQK-ja duhet ta liberalizojë tregun edhe më shumë në mënyrë që të futen edhe banka të tjera dhe të bëhet konkurrenca më e ashpër dhe më e drejtë dhe që të përfitojnë qytetari dhe bizneset eBankieri Milazim Abazi për gazetën “Kosova Sot” thotë se bankat me rastin e lejimit të kredisë kërkojnë nga kredimarrësi që kredinë ta mbulojë me kolateral në vlerë jo më të vogël se 150 për qind të vlerës se kredisë.”Nëse vlera e kredive në total sot është 2,6 miliardë euro, atëherë vlera e kolateralit për të mbuluar këto kredi në total është mbi 5 miliardë euro”, është shprehur Abazi, teksa ka shtuar se deri tek përdorimi i kolateralit nga bankat vjen vetëm në rastet kur kredimarrësi nuk ka kurrfarë mundësie tjetër për ta shlyer kredinë.”Në këso rastesh bankat e nxjerrin në shitje kolateralin, qoftë ai i luajtshëm apo i paluajtshëm. Bankat aspak nuk kanë dëshirë që të vjen deri tek ky moment, por ky është hapi i fundit i domosdoshëm që bankat janë të detyruara ta përdorin”, është shperrur ai.

Eco Higjiena

Kadriaj: Bankat duan punë pa asnjë rrezik dhe të fitojnë pa asnjë djersë
Analisti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Kosova Sot” thotë se në Kosovë të vetmet biznese që punojnë pa asnjë rrezik dhe duke fituar pa asnjë djersë janë bankat që me aktivitetin e tyre dhe shërbimet që u ofrojnë palëve në asnjë rast nuk humbin dhe nuk rrezikojnë duke humbur kredinë përmes pengut, që në fillim ato e sigurojnë kthimin e kredisë së tyre, përndryshe nuk mund të arrijnë kontratën për kredi.”Me sjelljen e bankave komerciale në treg dhe me trajtimin e palëve që u bëjnë këto banka komerciale, na tregojnë se nuk janë përkrahëse të zhvillimit biznesor dhe njëherësh zhvillimit ekonomik në vend, por janë dëmtuesit më të mëdhenj të ekonomisë në vend që për dëshmi asnjë palë nuk është e kënaqur me shërbimet dhe kushtet që i ofrojnë bankat komerciale, duke bërë shumë familje dhe biznese të vijnë para kolapsit financiar. Ngase në vend që bankat komerciale të luajnë rolin vendimtar në të bërin biznes, këto në emër të sigurisë së tyre vendosin kushte dhe kritere shumë të rëna e të larta për kreditë që ato po ofrojnë. Kjo gjendje njëherësh tregon edhe gjendjen jo të mirë ekonomike dhe financiare që ka qytetari dhe biznesi në Kosovë, sepse të jenë afër 400 mijë qytetarë të keni kredi dhe mbi 2.6 miliardë euro sa është vlera e kredive kjo njëherësh na tregon për një rrisk të madh që ka shteti i Kosovës që do të kishte pasoja që nuk do të mund t’i menaxhonim si shtet i brishtë”, është shprehur Kadriaj. Sipas tij, sjellja e bankave komerciale po e sfidon ekonominë e tregut, duke u sjellë si oligopole të pastra, me çmime të kredive të harmonizuara në mes veti, si qëllim fitimin maksimal, njëherësh duke e dëmtuar qytetarin dhe biznesin. Analisti i ekonomisë, Dardan Grapci, për “Kosova Sot” thotë se është për keqardhje sjellja që po e bëjnë Bankat komerciale në Kosovë, që i kanë në pronësi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, qofshin të biznesit privat apo të qytetarëve, të cilat klientët i kanë lënë pengë për të marrë kredi.”Kjo ngase ka qenë dashur që këto banka të mos nguten me shitjen e këtyre kolateraleve, por ka qenë dashur që ato t’i shesin kur ekonomia të shënojë rritje”, është shprehur ai. Sipas Grapcit, e keqja është se bankat komerciale kanë politika të ndryshme menagjuese dhe ato e kanë frikën se nuk mund t’i shesin kolateralet e qytetarëve dhe bizneseve që i kanë lënë si pengje.”Kjo ka bërë që edhe Bankat komerciale gjithmonë të kenë ndikim politik, prandaj këtu BQK-ja ka qenë dashur që të bëjë presion dhe jo që t’i tolerojnë këto banka t’i mbajnë ato pasuri të patundshme dhe t’i shesin nën çmimet e tyre reale”, është shprehur ai.

FUTJA E PASURISË NË HIPOTEKË RREZIKON ÇDO BIZNES
Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu, për gazetën “Kosova Sot” thotë se Bankat komerciale në Kosovë janë në një pozitë tepër të mirë në raport me bankat, të cilat janë në shtetet fqinje dhe të shteteve të Bashkimit Evropian.”Normat e interesit në bankat e Kosovës janë më të lartat në Evropë, që mund të krahasohen me fajdet (paratë e huazuara në të zezë). Kjo situatë po e rëndon shumë qytetarin e Kosovës, i cili po detyrohet të marrë kredi qoftë për biznes, qoftë për nevoja personale, aq më tepër kur kredimarrësit obligohen të lënë hipotekë tokat, shtëpitë apo bizneset e tyre. Kjo po ndodh pikërisht për shkak të pasigurisë së bankave që kanë në institucionet e Kosovës. Norma e lartë e interesit dhe futja e pasurisë në hipotekë rrezikojnë çdo biznes, e sidomos bizneset fillestare, për të mbijetuar, sepse marzha e fitimit në shumicën e bizneseve është tejet e ulët dhe është vështirë për t’u bërë ballë kamatave të larta të bankave të Kosovës. Andaj, për këtë gjendje përgjegjëse është Banka Qendrore e Kosovës, e cila kontrollon dhe po u mundëson disa bankave mbajtjen e monopolit të tregut”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” deputeti i opozitës, Salih Salihu

(Kosova Sot)