Policia konfiskon substanca narkotike në veturën e një vitiasi
Viti – Në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Viti është arrestuar nga policia i dyshuari mashkull shqiptar, tek i cili gjatë kontrollimit dhe legjitimimit në veturën e tij me tabela vendore i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 1.5 gram.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti procedohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


