United Hospital

Mustafi rikthehet të flas për kohën te Sampdoria: Jam shqiptar dhe ardhja e serbit si trajner më frikësoi shumë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shkodran Mustafi është njëri nga futbollistët më të famshëm shqiptar.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare nga Maqedonia, ka arritur të fitojë Kupën e Botës me Kombëtaren e Gjermanisë në vitin 2014.

Aktualisht një futbollist i rëndësishëm te Arsenali, Mustafi ka folur për Samp TV, rreth karrierës së tij tek Sampdoria.

“Për mua ishte e vështirë të largohesha nga kampionati anglez (Everton) për të shkuar në Serie B te Sampdoria”.
Images)

“Erdha me një vend që nuk e njihja, pa ditur gjuhën dhe asgjë tjetër, por bashkëlojtarët më ndihmuan, sidomos Soriano që fliste gjuhën gjermane”, tha Mustafi.

Tek klubi italian Mustafi kishte pasur trajner serbin Sinisa Mihajlovic dhe kjo gjë e frikësoi fillimisht shqiptarin.

United Hospital

“Me rikthimin në Serie A fituam disa ndeshje dhe pastaj humbëm shtatë prej tyre”.

“U largua Delio Rosi dhe erdhi Mihajlovic. Jam frikësuar shumë fillimisht pasi un jam shqiptar dhe ai ishte një serb, mendoja se nuk do të luaja më”.

“Megjithatë Mihajlovic më ka ndihmuar shumë në karrierën time dhe këtë un nuk do ta harrojë”, deklaroi qendërmbrojtësi i Arsenalit.

Tutje reprezentuesi gjerman ka thënë se do të mbetet gjithmonë një tifoz i Sampdorias.

“Unë gjithmonë do të mbetem një tifoz i Sampdorias. Jam lojtari i Sampit që kam fituar Kupën e Botës dhe kjo më bën të lumtur”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.