Bunjaku befason me skuadrën e re
Albert Bunjaku do të jetë pjesë e Victory Koln, që garon në Regional-Liga.
Sulmuesi shqiptar, Albert Bunjaku, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Victory Koln për vitin e ardhshëm.
Bunjaku, 34-vjeçari, do të mundohet të ndihmohet këtë skuadër që garon në Regional-Liga, për t’u ngjitur në Ligën 3.
Edhe menaxheri i skuadrës gjermane, Markus Stigman, ka lavdëruar Bunjakun, duke shtuar se përvoja e tij do t’u ndihmojë shumë në këtë sezon, përcjell albinfo.ch.
Bunjaku ka qenë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës dhe më pas zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Kosovës.
Ai gjithashtu ka luajtur në Bundesliga, madje, duke lënë gjurmë në elitën e futbollit gjerman.
https://www.albinfo.ch/bunjaku-befason-me-skuadren-e-re/


