ARKATANA

Balaj: Shpresoj të jem pjesë e formacionit dhe të jap më të mirën për kombëtaren

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me dëmtimin e Armando Sadikut dhe mungesën e Sokol Cikalleshit, Bekim Balaj është i vetmi lojtar me përvojë në krye të sulmit kuqezi dhe me gjasë trajneri Christian Panucci do t’i besojë shumë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Vetë sulmuesi shkodran tregoi në një konferencë për shtyp se gëzon një formë mjaft të mirë sportive dhe se është gati të bëjë më të mirën në fushën e lojës.

“Personalisht ndihem shumë mirë në Rusi. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Rivaliteti ka qenë gjithmonë, por secili ka vendin e vet në kombëtare. Mbetet për t’u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri”, ka thënë ai, citon SS.

“Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë. Për të tjerat mendon dhe vendos trajneri”.

Uji Dea

“Jo shumë larg jemi përballur me Izraelin. Kemi histori të hidhur në shtëpi me të, por kundërpërgjigja në transfertë ka qenë mbresëlënëse. Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës”.

“Ata e dinë forcën tonë, edhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne, edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës Kemi ndeshjen me Izraelin. Unë është e rëndësishme të përshtatem me ekipin. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë”.

“Rëndësi ka që të luaj, më pas nuk është e thënë që të më përshtatet ekipi mua, pasi mund t’i përshtatem unë ekipit”.

“Përveç raportit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe u uroj shërim të shpejtë që të dyve”, ka deklaruar Balaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.