Futbollisti Gjilanas, Arnis Latifi nënshkruan për skuadrën NK Solin
Futbollisti Gjilanas, mesfushori ofanziv, Arnis Latifi, ka nënshkruar kontratë me skuadrën Kroate, NK Solin nga Spliti.
Latifi i cili filloi karrierën në Rupelboom të Belgjikës duke vazhduar në Karvina të Çekisë e së fundmi në gjigantin Belg, Antwerpen, ka arritur marrëveshje që tani e tutje ti mbron ngjyrat në qytetin bregdetar në Split tek skuadra NK Solin.
Babai i Arnis Latifit, Agim Latifi, ish boksieri i njohur i gjeneratës së artë të boksit Kosovar, ka theksuar se Arnisi tani është në futbollin kroat.
“Është e vërtet që tani Arnisi do t`i mbron ngjyrat e NK Solin të Splitit, është një skuadër me traditë në futbollin Kroat, shpresojmë se gjithçka do të jetë mirë, jemi të kënaqur me të gjitha kushtet të cilat na ka ofruar ky mjedis ndërsa Arnisi menjëherë ju ka bashkangjitur skuadrës së re të tij”.
Gjilanasi Latifi, ju ka bashkangjitur edhe futbollistëve Mirlind Daku, Lumbardh Dellova, Bleart Tolaj e Emir Sahiti, të cilët tani po luajnë në klube të ndryshme në futbollin Kroat./rajonipress/


