ARKATANA

Kosova i do dy fitore

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Bernard Challandes synon ta vazhdojë serinë pozitive të ndeshjeve miqësore edhe në ndeshje zyrtare. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës nuk e fsheh objektivin për t’i shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faro. Mirëpo trajneri zviceran kërkon nga lojtarët e tij të jenë të qetë dhe të kujdesshëm. Ai sheh optimizëm edhe në sytë e “Dardanëve” të tij, prej të cilëve pret ta japin maksimumin më 7 dhe më 10 shtator.

Bernard Challandes u tregua mjaft i suksesshëm në ndeshje miqësore, duke ia sjell Kosovës tri fitore të njëpasnjëshme.

Mirëpo, vetëm tash fillon ajo që ka peshë për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Verdhekaltrit do ta nisin këtë muaj eksperiencën në Ligën e Kombeve me ndeshjet që do t’i zhvillojnë më 7 shtator ndaj Azerbajxhanit dhe më 10 shtator kundër Ishujve Faro.

Trajneri zviceran këshillon lojtarët e tij t’i harrojnë paraqitjet dhe rezultatet e mira në miqësore dhe të fokusohen në ndeshjet zyrtare që i kanë përpara tyre.

“Deri tash kemi pasur rezultate mjaft të mira dhe kemi bërë lojëra të mira. Duhet të mësohemi me suksese dhe me fitore. Këto fitore janë të mira, por edhe të rrezikshme, sidomos për Kosovën në Ligën e Kombeve. Nëse mendojmë që jemi favoritë, do të gabohemi”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencë për shtyp të hënën.

Ai ka kërkuar respekt ndaj kundërshtarëve dhe nuk mendon se Kosova është favorite në këto duele.

“Kundërshtarët tanë Malta, Azerbajxhani e Ishujt Faro nuk janë Kroacia, Anglia ose Belgjika, por asnjë ekip i madh nuk ka arritur t’i mposhtë Ishujt Faro për shembull. Edhe Azerbajxhani është ekipi më mirë i klasifikuar në listën e FIFA-s”, përkujton ai.

“Ne nuk duhet të mendojmë që jemi shumë të fortë dhe që mund të fitojmë lehtë pasi e kemi mundur Shqipërinë. Duhet të jemi kujdesshëm”, shtoi Challandes, i cili shprehet i brengosur sa i përket mbrojtjes, pasi pjesa dërmuese e lojtarëve të kësaj pozite nuk po luajnë në ekipet e tyre dhe po kanë vështirësi.

Sidoqoftë, ai shprehet se gjatë stërvitjeve të këtyre ditëve do të vendosë se cilët prej tyre do të luajnë, pra varësisht prej formës së tyre.

Mobi Casa

“Nuk është një situatë ideale, por kam shumë besim te lojtarët, motivi është në nivel dhe shpresojmë që atyre që u jepet rasti do ta japin më të mirën dhe ta tregojnë veten”, shprehet ai.

Challandes: Kosova duhet të bëjë lojëra të mëdha për të fituar

Challandes i ka studiuar edhe ndeshjet e kundërshtarëve të shtatorit, për të cilët ka respekt të madh.

“Janë dy kundërshtarë të ndryshëm. Azerbajxhani është ekip që në shtëpi dëshiron të dominojë, të luajë futboll, një ekip me një sulm të mirë. Ne duhet të mbrohemi mjaft mirë kundër këtij ekipi dhe të luajmë me kundërsulme. Kosova ka luajtur kundër Islandës dhe Ishujt Faro janë vëllai i vogël i Islandës. Organizim, agresivitet, shpejtësi në kundërzbritje, një kundërshtar shumë i vështirë. Duhet të jetë një ekip i madh për t’i fituar këto ndeshje”, nënvizoi trajneri zviceran.

I pyetur nëse katër pikë do të ishin të mjaftueshme dhe të kënaqshme për Kosovën në dy ndeshjet e para Challandes u tregua diplomatik në përgjigjen e tij.

“Unë nuk bëj rezultate fikse për fitore ose barazime jashtë. Pasioni im është të luajmë mirë. Rezultatet dhe pikët vijnë nga ajo që e tregojmë në lojë. I pres dy lojëra të mëdha të Kosovës, të jetë shumë më e madhe dhe shumë më e fortë se që u tregua ndaj Shqipërisë. Ne gjithmonë shkojmë me synimin që ekipi të jetë sa më lart dhe të shkojmë sa më përpara”, thotë më tutje ai, i cili sa i përket Meriton Shabanit beson se lojtari i ri i Bayern Munichut do të jetë e ardhmja e Përfaqësueses së Kosovës.

“Në kokën time e kam ta fitojmë edhe ndeshjen me Azerbajxhanin dhe atë me Ishujt Faro. Po flasim për zhvillimin e ekipit tonë. Këto ndeshje janë si test për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2020. Çdoherë duhet të mendojmë t’i fitojmë ndeshjet, por të punojmë që ekipi të shkojë më lart për vitet e ardhshme, gjithmonë duke u përmirësuar”, tha ai.

Shpresa për Hadërgjonajn

Florent Hadërgjonaj nuk u ftua përsëri nga Zvicra dhe ky fakt ia ka shtuar shpresat Challandesit që ta ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë në muajt e ardhshëm.

“Jemi në kontakt me Florentin. Ai e ka pritur ftesën nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Nuk e ka marrë ftesën. Nga ky moment do të sulmojmë që të vijë në ekipin tonë. Ka qenë në kontakt me vëllain e Shaqirit. Është në dosjen time dhe po punoj që të na bashkohet”, zotohet zvicerani. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.