Eko Higjiena

Trajneri i Kosovës me fjalë të mëdha për ndeshjet me Azerbajxhanin e Ishujt Faro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bernard Challandes u tregua mjaft i suksesshëm në ndeshje miqësore, duke ia sjell Kosovës tri fitore të njëpasnjëshme.

Mirëpo, vetëm tash fillon ajo që ka peshë për Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Verdhekaltrit do ta nisin këtë muaj eksperiencën në Ligën e Kombeve, me ndeshjet që do t’i zhvillojnë më 7 shtator ndaj Azerbajxhanit dhe më 10 shtator kundër Ishujve Faro.

Trajneri zviceran këshillon lojtarët e tij t’i harrojnë paraqitjet dhe rezultatet e mira në miqësore dhe të fokusohen në ndeshjet zyrtare që i kanë përpara tyre.

United Hospital

“Deri tash kemi pasur rezultate mjaft të mira dhe kemi bërë lojëra të mira. Duhet të mësohemi me suksese dhe me fitore. Këto fitore janë të mira, por edhe të rrezikshme, sidomos për Kosovën në Ligën e Kombeve. Nëse mendojmë që jemi favoritë, do të gabohemi”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencë për shtyp sot.

Ai ka kërkuar respekt ndaj kundërshtarëve dhe nuk mendon se Kosova është favorite në këto duele.

“Kundërshtarët tanë Malta, Azerbajxhani e Ishujt Faro nuk janë Kroacia, Anglia apo Belgjika, por asnjë ekip i madh nuk ka arritur t’i mposht Ishujt Faro për shembull. Edhe Azerbajxhani është ekipi më mirë i klasifikuar në listën e FIFA-s”, përkujton ai.

“Ne nuk duhet të mendojmë që jemi shumë të fortë dhe që mund të fitojmë lehtë pasi e kemi mundur Shqipërinë. Duhet të jemi kujdesshëm”, shtoi Challandes, i cili shprehet i brengosur sa i përket mbrojtjes, pasi pjesa dërrmuese e lojtarëve të kësaj pozite nuk po luajnë në ekipet e tyre dhe po kanë vështirësi. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.