Besar Halimi dhe Amir Rrahmani pranë transferimit tek kjo skuadër
Besar Halimi dhe Amir Rrahmani mund të luajnë së bashkuar që nga java e ardhshme.
Të dy lojtarët e Kosovës janë pranë kalimit tek gjiganti danez, Brondby.
Mesfushori Halimi ishte pjesë e Brondbyt sezonin e kaluar, duke luajtur në formë huazimi, kurse rikthimi tek Mainz i Gjermanisë, nuk duket të jetë pozitiv.
Lojtari nuk është duke u përfshirë nga skuadra gjermane dhe Brondby po e pret me padurim rikthimin e tij.
“Do të isha shumë i lumtur nëse do ta kisha Besar Halimin sërish, sepse ai e di më së miri mënyrën tonë të lojës. Ai nuk frikësohet kurrë të pranojë topin kur ka lojtarët për rreth tij dhe është gjithmonë aktiv, por ta shohim”, ka thënë trajneri i Brondbyt, Alexander Zorniger për “bt.dk”, raporton “GazetaOlle.com”.
Ndërkohë, “tipsbladet.dk”, shkruan se Brondby është fuqishëm i interesuar të transferojë mbrojtësin e Dinamos, Amir Rrahmani.
Amiri nuk po gjen hapësira tek kampionët e Kroacisë dhe kalimi në Danimarkë duke tejet i mundshëm.
Të dy lojtarët do të grumbullohen javën e ardhshme me Kosovën. /


