ARKATANA

Kapsallitje sysh (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nga Ramadan Mehmeti

Mesnatë. Më kapsalliten sytë, rënduar nga gjumi. Kapakët e lodhur më bien mbi bebëza. I çel, më mbyllen. Mezi pres të agojë mëngjesi i hershëm, ta pshurr fytyrën e botës, që më ndrydh.

Eco Higjiena

Në ekranin e trilluar, të kuqërremë, më dalin fytyra të zbehta… lëvizin silueta në skenë e prapa skenës, fytyra të përlotura, sikur të Diogjenit, që kërkonte dritën me fanarin e tij magjik.
A do ta gjej… pas kaq vjetësh të humbur në humnerën e ankthit për të ikurën, derisa e sotmja loton dhe mallkon të djeshmen!?
Mesnata ikën.
Gjumi – plaket mbi sytë e mi…