Rovi e lumtur me sezonën e dasmave, ia vendos ‘drynin’
Sezona e dasmave këtë vit ka bërë bujë, këngëtarët tanë kanë qenë të angazhuar kush më pak e kush më shumë, varësisht si ja kanë bërë ‘hyzmetin’, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Edhe këngëtarja Rovena Stefa, këtë vit, thuajse çdo natë ka qenë e ftuar në një dasëm.Lidhur me këtë, përmes një fotografie, të postuar në profilin e saj në Instagram, Rovi ka shkruar:”Në dasmën e fundit për Verë 2018, faleminderit të gjithëve për besimin te unë e stafi im, ju dua Rovi”.


