Mesazhi i mesfushorit shqiptar pas operacionit të suksesshëm
Ka përfunduar me sukses operacioni që lojtari i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka kryer në Itali.
Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë që do e mbaje jashtë fushave të blerta për plotë 6 muaj por pjesa më e rrezikshme, operacioni tashmë ka kaluar.
Fieraku e ka ndarë lajmin e mirë të përfundimit me sukses me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram përmes një “story” ku shkruan: “Operacioni doli me sukses. Faleminderit të gjithëve për mesazhet inkurajuese.”
Kujtojmë se Roshi do të jetë një nga mungesat e mëdha të skuadrës në Ligën e Kombeve së bashku me Armando Sadikun i cili është po ashtu i dëmtuar.


