A do të luajë Valon Berisha kundër Juventusit, tregon Lazio
Mesfushori kosovar kaloi të shqiponjat e Lazios këtë verë, por ende nuk ka debutuar për lazianët
Lazio ka konfirmuar sot edhe njëherë që Luiz Felipe dhe Valon Berisha nuk do të mund të paraqiten për ndeshjen kundër Juventusit të shtunën, por Adam Marusic do të rikuperohet me kohë.
Derbi i kësaj jave luhet të shtunën në ora 16:00.
Shefi i stafit mjekësorë të Lazio, Fabio Rodia ka folur për Lazio Style Radio ku ka thënë që mbrojtësi Luiz Felipe, i cili u largua nga ndeshje në humbjen kundër Napolit është diagnostifikuar me një lëndim muskulorë në kofshën e majtë.
Berisha ka lënduar ligamentet gjatë stërvitjeve parasezonale dhe rikthimi i tij është planifikuar për javën tjetër por duhet që të bëhen edhe disa teste shtesë.
Marusic pati një lëndim në gju në ndeshjen kundër Napolit, por është rikuperuar dhe do të jetë gati kundër Juventusit.
Ky lëndim i Valon Berishës mund ta lë atë jashtë fushës edhe për Kombëtaren e Kosovës, e cila zhvillon dy ndeshje në shtator, si mysafirë i Azerbajxhanit kurse si vendas pret Ishujt Faroe. /GazetaExpress/


