Hidromorava

Ajeti në listën e gjerë të Zvicrës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti, është në listën e gjerë të Zvicrës për dy ndeshjet e muajit shtator

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, pritet të ftohet nga Zvicra për ndeshjet e shtatorit.

Kështu shkruan ‘Blick’, që bën të ditur se Ajeti së bashku me katër futbollistë të Young Boysit janë në listën e gjerë prej 40 lojtarëve, përcjell albinfo.ch.

Vladimir Petkoviq ka ftuar disa lojtarë të rinj për takimin kundër Islandës në Ligën e Kombeve më 8 shtator në St. Gallen dhe kundër Anglisë, në miqësoren që do të zhvillohet katër ditë më vonë.

UBT

Ndër emrat e rinj është edhe Albian Ajeti. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Superligës sezonin e kaluar dhe kandidat për t’u ftuar në Kupën e Botës. Katër muaj më pas ka ardhur rasti për të.

Në këtë listë ka shumë emra të rinj, derisa mund të jetë edhe Blerim Xhemaili, 32-vjeçar, i cili nuk është në planet e Vladimir Petkoviqit për të ardhmen.

http://www.albinfo.ch/ajeti-ne-listen-e-gjere-te-zvicres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.