Hidromorava

39.4 milionë t’i kalojnë buxhetit

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

ZAP-i ka dhënë Opinion të Kualifikuar, për Fondet në Mirëbesim për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016. Sipas raportit, të dhënat prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik dhe ligjeve në fuqi. Pagesat për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale (OSHP) për vitin 2016 në vlerë prej ,713,028 ishin bërë nga Fondet në Mirëbesim.

Bazuar në Ligjin e AKP-së sipas nenit 16, kompensimi i ofruesve të shërbimeve profesionale kryhet nga mjetet që i janë ndarë Agjencisë nga Buxheti i Republikës së Kosovës ose nga mjetet e siguruara nga një donator. Krahasuar me vitet e kaluara, në hartimin e PFV-ve të FM-së kishte përmirësime, megjithatë ende është e nevojshme të bëhen përmirësime të mëtejme. Raporti i Departamentit të shitjes kishte diferencat në vijim në krahasim me PFV-të.

Sipas raportit të autoritetit të likuidimit të aprovuara nga Bordi i drejtorëve, gjendja e fondeve të mbetura, pasi që janë zgjedhur të gjitha kërkesat/ankesat e kreditoreve për NSH-të e shitura deri me datën 31 dhjetor 2016 ishte 39,456,444€. Agjencia vazhdon t’i mbajë në mirëbesim këto mjete edhe më tutje për mungesë të një baze ligjore për trajtimin e tyre. “Ne e sugjerojmë AKP që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar bazën ligjore, që pas mbylljes së procesit të likuidimit të NSH-ve fondet e mbetura të transferohen nga Agjencia në Qeverinë e Kosovës”, thuhet në raport.

Gjithsej vlera e llogarive të arkëtueshme deri më 31 dhjetor 2016 ishte 53,537,259€, prej tyre 4,964,992€ i përkasin vitit 2016, ndërsa 48,572,267€ janë të bartura nga vitet paraprake si obligime të papaguara nga operatorët ekonomikë ndaj Agjencisë. 666,082,04 euro është vlera e fondeve nga shitja e NSH-ve, kurse 109,973,567 euro është 20 përqindëshi për punëtorët.

Rekomandimet zbatohen pjesërisht

Ekziston një numër i dobësive të qeverisjes brenda AKP-së për menaxhimin e FM, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien dhe cilësinë e raportimit menaxherial. Aranzhimet e tjera, të cilat do ta mbështesnin zhvillimin e qeverisjes, si përgjigjja efektive ndaj rekomandimeve të auditimit dhe raportim të saktë nga departamentet, nuk janë të vendosura. Qeverisja e FM-ve në lidhje me raportimin menaxherial dhe llogaridhënien, si dhe menaxhimin e rrezikut nuk ka siguruar që sistemet financiare funksionojnë në mënyrë të duhur. AKP-ja ka zbatuar pjesërisht rekomandimet, si dhe ka përgatitur raportin e menaxhimit të rrezikut, duke identifikuar të gjitha rreziqet domethënëse, që mund të kenë ndikim tek menaxhimi i FM-ve në lidhje me arritjen e objektivave të saj. Auditimi i brendshëm kishte ofruar një pasqyrë të qartë mbi nivelin e sigurisë së kontrolleve të brendshme dhe kishte dhënë rekomandime për përmirësimin e tyre. Raporti i auditimit për PFV-të e vitit 2015 të AKP-së ka rezultuar në 8 (tetë) rekomandime 2 të FM-ve. AKP-ja kishte përgatitur planin e veprimit, ku paraqitet mënyra se si do të zbatohen të gjitha rekomandimet. Deri në fund të auditimit për vitin 2016, vetëm 2 (dy) rekomandime ishin zbatuar, 3(tri) ishin zbatuar pjesërisht, ndërsa 3(tri) nuk janë zbatuar ende. Vetëm një pjesë e rekomandimeve të vitit të kaluar janë zbatuar, sepse nuk është ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar mënyrën e zbatimit të rekomandimeve të AP-së.

HW

Kontrollet jo në nivelin e duhur

Rishikimi i kontrolleve menaxheriale të zbatuara në sistemin kryesor financiar të AKP-së për menaxhimin e FM-së në disa raste ka nxjerrë në pah se kontrollet e brendshme nuk ishin aplikuar në masën e duhur për parandalimin e gabimeve gjatë vitit 2016. Me theks të veçantë, kontrollet nuk ishin efektive aq sa duhet në fushën e shpenzimeve për pagesat e OSHP-së, përgatitjes së PFV-ve, arkë- timin e të hyrave nga qiratë, arkë- timin nga llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë e pagueshme. Shfrytëzimi i mjeteve të FM-së për pagesat e OSHP -së të cilat sipas Ligjit duhet të kryhen nga buxheti i AKP-së është çështje e cila kërkon trajtim të veçantë nga menaxhmenti i AKP-së. Po ashtu, kontrollet mbi të hyrat në përgjithësi nuk janë në nivelin e duhur dhe nuk janë duke u zbatuar në mënyrë efektive. Me theks të veçantë, kontrollet ekzistuese në zbatimin e rregullores së qiradhënies së aseteve të NSH-ve duhet të përmirësohen. Më tutje, niveli i ulët i përmbushjes së procesit të likuidimit deri me 31 dhjetor 2016, dhe pengesat e paraqitura, kanë rritur rrezikun që procesi mos të finalizohet në afatin e përcaktuar kontraktual. Kjo ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve, si dhe në përmbushjen e misionit të AKP-së.

Si pasojë e mospërmbushjes me kohë të procesit të likuidimit, AKP-ja kishte lidhur aneks-kontrata për të vazhduar me procesin e likuidimit. Llogaritë e arkëtueshme kishin trend të rritjes edhe gjatë vitit 2016, përkundër rritjes së tyre BD i AKP-së nuk kishte marrë veprimet e nevojshme për trajtimin e llogarive të arkëtueshme, arkëtimin e tyre, apo ndarjen e provizioneve për to. Këto dhe dobësitë e tjera të prezantuara në këtë raport duhet të merren në konsideratë nga menaxhmenti i AKP-së për të përmirësuar menaxhimin financiar dhe kontrollin në FM.

Abuzime me kontratat e qirave

Të hyrat nga qiratë realizohen nga dhënia e aseteve me qira të NSH-ve në tranzicion dhe në likuidim. Për periudhën raportuese të hyrat nga qiratë ishin realizuar 6,137,570€, ndërsa në vitin paraprak ishin realizuar 4,796,952€ respektivisht 1,340,618 € më shumë. Menaxhmenti nuk kishte zbatuar kontrollet ekzistuese në mënyrë efektive për të siguruar zbatimin e rregullores së qiradhënies së aseteve të NSH-ve dhe kushtet e përcaktuara në kontrata. Sipas rregullores për qiradhënien e aseteve të NSH-ve, kërkohet që lista e propozimeve për qiradhënie të dërgohet te BD për miratim. Pas miratimit të BD, asetet do të lëshohen me qira përbrenda afatit optimal të vendosur nga menaxhmenti. Në 18 raste kontratat për qiradhënie ishin nënshkruar pa miratimin nga BD. Në 11 raste ishin nënshkruar kontrata për qira me qiramarrësit pa i kryer obligimet e papaguara për kontratat paraprake. Në 1 (një) rast qiramarrësi nuk kishte nënshkruar vazhdimin e kontratës, përderisa kishte vazhduar që të shfrytëzojë objektin, por kishte vazhduar që të bëjë pagesat, dhe epartamenti i koordinimit rajonal, edhe pse kishte progres në mbledhjen e qirasë, nuk ishte në gjendje të ofrojë raport përmbledhës për gjendjen e qirave me 31dhjetor 2016. enaxhmenti nuk kishte zbatuar kontrollet ekzistuese në mënyrë efektive për të siguruar zbatimin e rregullores së qiradhënies së aseteve të NSH-ve dhe kushtet e përcaktuara në kontrata. Në 18 raste kontratat për qiradhënie ishin nënshkruar pa miratimin nga BD-të. Në 11 raste ishin nënshkruar kontrata për qira me qiramarrësit pa i kryer obligimet e papaguara për kontratat paraprake. Në 1 (një) rast qiramarrësi nuk kishte nënshkruar vazhdimin e kontratës, përderisa kishte vazhduar që të shfrytëzojë objektin, por kishte vazhduar që të bëjë Pagesat, dhe Departamenti i koordinimit rajonal edhe pse kishte progres në mbledhjen e qirasë, nuk ishte në gjendje të ofrojë raport përmbledhës për gjendjen e qirave më 31dhjetor 2016./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.