ARKATANA

Rukiqi: Qeveria nuk ka shtuar asnjë megavat të vetëm, Kosova ka nevojë për më shumë prodhim vendor dhe siguri energjetike

/ 2 minuta lexim
HW

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me politikat energjetike në vend, duke thënë se angazhimi i tij shumëvjeçar në këtë sektor ka qenë i fokusuar në rritjen e prodhimit vendor të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës.

Rukiqi ka deklaruar se, ndryshe nga përfaqësuesit e qeverisë, ai është angazhuar konkretisht në zhvillimin e projekteve energjetike.

“Po, unë merrem me energji. Por me një dallim të madh prej teje: unë angazhohem për prodhimin e energjisë në Kosovë, ndërsa ti nuk ke arritur të shtosh as edhe 1 megavat të vetëm”, ka shkruar ai.

Sipas tij, prej vitesh është i përfshirë në zhvillimin dhe promovimin e projekteve të energjisë solare me kapacitete që variojnë nga 4 MW deri në mbi 100 MW.

KKVITI

“Po, prej vitesh po zhvilloj dhe promovoj projekte të energjisë solare, nga 4 MW deri në mbi 100 MW kapacitet (parqe solare)”, ka theksuar Rukiqi.Ai ka rikujtuar gjithashtu angazhimin e tij publik që nga viti 2020 për sjelljen e Gazit të Lëngshëm Amerikan (LNG) në Kosovë, duke e cilësuar atë si një mundësi strategjike për vendin.“Që nga viti 2020 jam angazhuar publikisht për ta sjellë Gazin e Lëngshëm Amerikan (LNG) në Kosovë, një mundësi strategjike që ju e refuzuat me arsye banale”, ka deklaruar ai.

Rukiqi ka thënë se i gjithë angazhimi i tij në sektorin e energjisë synon rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore, zgjerimin e energjisë së gjelbër dhe uljen e varësisë nga importi.

“I gjithë angazhimi im në sektorin e energjisë ka vetëm një qëllim: më shumë prodhim vendor, më shumë energji e gjelbër, më shumë siguri energjetike dhe më pak varësi nga importi”, ka shkruar ai.Në fund, ai ka shtuar se çdo kapacitet i ri prodhues në Kosovë ndikon në zvogëlimin e varësisë nga tregjet e jashtme të energjisë.“Sepse çdo megavat i prodhuar në Kosovë është më pak para për Hamoviqin e monopolistët e tjerë të mafisë energjetike”, ka përfunduar Rukiqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.