Uji Dea

Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ka shkruajtur për takimet që ka pasur në New York, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo vuri në pah nevojën për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

United Hospital

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin krah për krah.Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese. Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale”, ka shkruar Kallas në X.

Kallas theksoi se BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetës i paanshëm. Por lehtësimi i dialogut nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.“Është koha për të ecur përpara”, përfundon mesazhi i saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.