Fundamenti

Asfaltohet rruga Vërban – Goshicë dhe rregullohet trotuari Smirë – Gërmovë – Sadovinë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në vazhdën e projekteve investimeve për rregullimin e infrastrukturës rrugore, po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës Vërban-Goshicë në gjatësi prej 800 metrash.

Projekti i kësaj rruge, është pjesë e projektit të rrugës Goshic-Gërmov që është përfunduar vitin e shkuar, ndërkohë që parasheh edhe asfaltimin e disa rrugëve nëpër lagje në Vërban.

Kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës që lidhe fshatrat Goshicë e Vërban.

FIDANISHTJA

Me këtë rast, ai ka theksuar se kjo rrugë do të lehtësoj dukshëm qarkullimin e banorëve të të dyja lokaliteteve.

Haliti, ka vizituar po ashtu edhe punimet në rregullimin e trotuarit Smirë-Gërmovë-Sadovinë e Jerlive, si dhe punimet në ndërtimin e palestrës sportive në Drobesh./rajonipress/