Fundamenti

Mavraj pa ekip, mbrojtësi kërkon më shumë se sa i ofrohet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, vijon të mbetet pa ekip. Mbrojtësi kuqezi, pasi u largua nga skuadra e Hamburgut në Gjermani është në kërkim të një skuadre të re. Në lidhje me të ardhmen e tij u përfol për një kalim të mundshëm në kampionatin turk të futbollit, aty ku luajnë dhe kanë luajtur shumë futbollist të tjerë të kombëtares. Ndërkohë që oferatat nga Turqia u refuzuan, dëshira e mbrojtësit të kombëtares ishin të lidhura me kalimin në kampionatin arab.

Sipas burimeve të Telesport pranë futbollistit, mësohet se ai dëshironte të nënshkruante për klube në ligën e futbollit arab, por e vetmja pengesë ka qenë paga. Të njëjtat burime saktësojnë se Mërgim Mavraj ka dashur diçka më shumë se sa i është ofruar nga disa klube, emrat e të cilëve nuk janë treguar. Por mbrojtësi ka vendosur veton sa i përket ofertës financiare.

UBT

Kjo pavendosmëri e tij ka bërë që karriera të vihet në pikëpyetje, ndërkohë që një grup menaxherial në Itali ka tentuar të kontaktoi me lojtarin duke i ofruar mundësi për të luajtur në këtë shtet. Por mësohet se sërish lojtari ka refuzuar, pasi ka qenë në negociatata me klube arabe. Aktualisht mbrojtësi mbetet pa ekip, ndonëse merkato do të jetë e hapur edhe për disa ditë.

Sezonin që lam pas, Mërgim Mavraj pati shumë probleme në Bundesligë me skuadrën e Hamburgut. Ai u largua nga skuadra e parë pas paraqitjeve të dobta, duke kaluar gjysmën e sezonit me ekipin e dytë të Hamburg, që këtë sezon zbriti nga kategoria.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.