HW

Pa e ndalur haraçin, nuk ka investime

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve në vitin 2017 në Kosovë e Shqipëri theksohet se, pavarë- sisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal.

Në raport thuhet se investitorët e mëdhenj të SHBA-së janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare. Ky konkluzion dramatik bëhet edhe më i rëndë pasi të njëjtat simptoma vërejnë edhe Dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. Dhoma Gjermane e Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 vërejti se Shqipëria renditet e 19- ta ndër 20 vende për atraktivitetin e investimeve, duke lënë pas vetëm Kosovën. Pse asnjë investitor serioz nuk ka ardhur gjatë viteve të fundit në Kosovë dhe cila është ajo kompani që do të derdhte kapitalin në një vend si Kosova, që ballafaqohet me sundim të dobët të ligjit, ka informalitet të madh dhe ku korrupsioni është mënyra se si punojnë pushtetarët? Analistët theksojnë se mungesa e sundimit të ligjit është një faktor negativ që i largon investitorët.

Reforma në drejtësi zhbllokon biznesin

Fundamenti

Analisti Florim Zeqa është shprehur se kur është fjala për Kosovën, ku në vend të ligjit funksionon anarkia, përveç mungesës së investimeve kapitale, kemi pasur raste të tërheqjes së investitorëve të jashtëm, ngase asnjë kompani serioze nuk e vë në pikëpyetje kapitalin e vet në një vend ku ka informalitet të madh, korrupsion të lartë dhe prezencë të haraçit, si kushtëzim për realizimin e investimeve! “Fillimisht VETING-u, pastaj reformat në sistemin e drejtësisë janë kusht për krijimin e një klime më të favorshme për biznese dhe çelës i thithjes së investitorëve të jashtëm. Me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit do të hapej një kapitull i ri i investimeve të jashtme, të cilat do të gjeneronin vende të reja pune dhe zhvillim të hovshëm ekonomik”, ka potencuar Zeqaj për “Kosova Sot”.

Pa qeverisje efikase nuk vijnë investitorët

Eksperti Xhevdet Neziraj ka theksuar se jo vetëm raporti i fundit i Departamentit Amerikan për investimet për vitin 2017, por një kohë të gjatë shumë mekanizma ndërkombë- tarë Republikën e Kosovës e shohin si vend i korrupsionit, i qeverisjes se keqe, i krimit të organizuar, vend ku lulëzon ekonomia monopoliste dhe informale, gjyqësor të dobët, e derisa të jetë kjo gjendje në vend nuk do të ketë investime serioze nga vendet e zhvilluara siç janë SHBA-ja, Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. “Është realitet se pa një qeverisje efikase e profesionale dhe pa sundim të shtetit ligjor nuk do të ketë investime dhe zhvillim ekonomik të vendit tonë”, vlerësoi ai për “Kosova Sot”. “Republika e Kosovës i ka të gjitha kushtet që të zhvillohet ekonomikisht, sepse ka fuqinë e re punëtore, ka resurse të pasura natyrore, fuqi të lirë punëtore, por na duhet vetëm një qeveri dinamike, profesionale e pakorruptuar, sundim të ligjit, pra një qeverisje me duar të pastra e atëherë do të kemi kompani serioze nga vendet e zhvilluara që do të investojnë në vend”, u shpreh më tej Neziraj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.