Eko Higjiena

Drejtësia e inkriminuar mban peng republikën

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Ndërtimi i një sistemi efikas, të pavarur dhe shumë profesional të drejtësisë në Kosovë, po mbetet një nga detyrat më të rëndësishme, akoma të pakryera nga lidershipi shtetndërtues politik në Kosovën e pasluftës edhe për 17 vjet resht. Pritjet për një drejtësi efikase, e cila nuk do të amnistojë sikur deri më tani, që ka amnistuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kryesisht te politikanët u treguan të kota.

Tani më me këtë drejtësi të kapur, në këtë vend askush nuk po gjykohet për korrupsion dhe krim të organizuar, sidomos për pushtetarët dhe njerëzit e lidhur me pushtetarët. Me vjetrimin e lëndëve dhe duke dhënë dënime të buta gjyqësori po tregon se nuk do ta luftojë korrupsionin në këtë vend.

Sipas ekspertëve dhe analistëve politikë, pa një pastrim serioz të gjyqë- sorit nuk mund të kthehet shpresa e qytetarit në këtë vend, për të pasur drejtësi dhe që pushtetarët e inkriminuar të përfundojnë në burg.

Prof. Muhamet Kelmendi thekson se Gjyqësori dhe sistemi prokurorial janë tërësisht të mbytur në veprimtari të dëmshme dhe shumë korruptive, prandaj aspak nuk ka progres në institucionet që janë shtylla kryesore e shtetit- drejtësia. “Jo vetëm që kemi me mijëra lëndë në pritje, kuptohet në fushën penale, civile, të punës, ato sociale etj., por kemi edhe lëndë të harruara e të vjetruara, dhe të cilat u parashkruan dhe u hodhën poshtë, por kemi kryesisht lëndë, të cilat vijnë nga sistemin korruptiv i pushtetarëve dhe të vetë sistemit të drejtësisë, që në fakt nuk janë zgjidhur me kohë, duke e ditur se do të vjetërsohen”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Pasuria e pashpjegueshme nuk e shqetëson prokurorinë

Mobi Casa

Sipas Muhamet Kelmendit, kjo “harresë” duhet të ndëshkohet me përgjegjësi, pasi që dihet ashiqare këto lëndë nuk u zgjidhën.

Ai mendon se pavarësisht faktit që nuk ka staf të mjaftueshëm në Gjykata dhe prokurori, vjetërsimi enorm i lëndëve nuk mundë të arsyetohet me këtë. “Mendoj se qëndron fakti se ka mungesë të kuadrit, si në prokurori, ashtu edhe nëpër gjykata, duke filluar në ato themelore, të Apelit dhe deri në Gjykatën Supreme, mirëpo, nuk jam i mendimit se vetëm këtu qëndron shkaku. Këtë e them me bindje, sepse këtu e shoh faktin pse nuk u vjetërsuan asnjëherë lëndët e qytetarëve të thjeshtë! Ndryshe lirisht mundë të pyesim se deri tani kush nga politikanet u përgjigj!. Cilët mafiozë e oligark të skenës tipike kriminale në ekonomi u përgjigjen..Sa herë u kapen dhe u dënuan nga gjykatat firmat mafioze si ‘Devolli’, ‘ETC’, ‘HIB’, ‘Albi Mall’, ‘Al petroll’, ‘Lesna’… e shumë e shumë firma, për të cilat nuk dihet nga u vjen pasuria e tyre. Po kështu është e domosdoshme të shihet se pse të deklaruarit e pasurisë së pashpjegueshme në AKK të Kosovës kurrë nuk u kapën. Kush u dënua nga ministrat, kryeministrat, zëvendësministrat, ndonjë anëtar i bordit ose ndonjë oligarkë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Kriminaliteti i jakave të bardha

Edhe eksperti tjetër, Blerim Burjani, thekson se deri më sot nuk ka rezultate bindëse se është luftuar kriminaliteti politik dhe ai ekonomik. “Kriminaliteti i jakës së bardhë apo njerëzve të politikës është brenga dhe sfida më e madhe e shtetit edhe për t’u integruar në BE. Nuk mund të bindet askush në vend, e as BE dhe as SHBA-ja0, pra miqtë tanë se në Kosove ka rezultat dhe ka raste të cilat kanë prekur njerëz të fuqishëm mbi rendin dhe ligjin”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Ndërsa analisti, Hidajet Ahmeti, thotë se është imperativ i kohës që drejtësia e vonuar të vihet në binar të duhur, e cila mund të vendosë shtetin në rrugën e drejtë dhe përfundimisht “kontrata” për korrupsion e krim të organizuar me kompromis në mes sistemit të drejtësisë dhe politikës ta merr goditjen e merituar. “Shkapja e sistemit të drejtësisë nga politika duhet të përkthehet në drejtësi të pavarur, profesionale e kryerjen punës së institucioneve të drejtësisë brenda mandatit kushtetues e ligjor, por duhet edhe një vullnet politik t’i përtej këtij procesi”, ka potencuar ai për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.