ARKATANA

Si do të mbajë moti në ditën e fundit të nëntorit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjatë natës pritet që moti të kthjellohet pjesërisht dhe vetëm në ato rajone ku ka kthjellime pritet të ketë ngrica më të forta dhe temperatura minimale mund të zbres deri në -3 apo -4 gradë Celsius.

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vranësira të shumta me reshje të pakta priten në Rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin më shumë kthjellime gjatë ditës. Temperatura minimale parashihet të zbres deri në -4 gradë Celsius, kurse ajo maksimale deri në 9 gradë Celsius në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela sjell mot më stabil, me vranësira e intervale kohore me diell dhe rrallëkund ndonjë reshje të dobët atmosferike.

HW

Fillimi i javës së re me ngrica në mëngjes, ndërsa dita vijon me vranësira e intervale kohore me diell. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe gradualisht do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe kjo do të ndikojë në rritje progresive graduale të temperaturave.

Reshje të reja lokale shiu priten nga e marta, fillimisht në pjesë të Shqipërisë, pastaj edhe në disa pjesë të Kosovës, por në Kosovë priten reshje të pakta bazuar në ecuritë aktuale./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.