Gjuan me armë zjarri në dasmë, policia i shkon te dera
Gjilan – Të hënën rreth orës 14:00 në fshatin Hogosht, Komuna e Kamenicës, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një gjuajtje me armë zjarri tek shtëpia e të dyshuarit shqiptar. Patrulla ka kontaktuar me personin e dyshimtë i cili ka pranuar se ka shtënë një herë me armë zjarri në ajër me arsye se kishte dasmë.
I dyshimti është intervistuar, gëzhoja dhe arma EKOL Jackal Dual Compact kalibër 9mm dhe 8 fishek janë konfiskuar nga policia.
Rasti procedohet në PTH në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


