Posedonte substanca narkotike në veturë, prangoset nga policia
Gjilan – Të dielën rreth orës 04:30, në Gjilan, në rrugën “Isa Boletini”, Njësitet patrullues nga stacioni policor i Gjilanit kanë ndaluar veturën e tipit Golf V me targa të Bujanocit ku gjatë kontrollimit të veturës dhe personave, te i dyshuari shqiptar është gjetur substancë e dyshuar e llojit Marihuan me peshë 1.0 gram.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rasti procedohet në NJHK njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


