Uji Dea

Qeveritë e dështuara kosovare ia mundësojnë fitimet miliardëshe Serbisë

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kosovë, po e lë Kosovën një ekonomi të shërbimeve dhe të varur nga eksporti”, potencoi ai. Sipas Shaqirit, sjelljet e këtilla të Serbisë ndaj Kosovës janë kundër marrëveshjes rajonale të CEFTA-s, së cilës Serbia duhet t’i përmbahet. Qeveria e Kosovës, përveç masave antidumping që duhet t’i ndërmarrë, duhet të bëjë edhe një plan për mbrojte nga plani serb, që ka për qëllim dëmtimin e ekonomisë së vendit.

“Por, çdo veprim i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë i harmonizuar me rregullat e CEFTA-s, në saje të ruajtjes së një ekonomie të hapur dhe pa barriera ndaj vendeve të rajonit”, vijoi më tej Shaqiri.

Lufta ekonomike, beteja e re me Serbinë Analisti Mustafë Kadriaj për gazetën “Kosova Sot”, tha se në fakt më së paku Serbia është partner ekonomik për Kosovën, sepse Serbia vetëm ka ndërruar metodën e të bërit dëm ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës. “Pra, edhe vetë presidenti i Serbisë është deklaruar që ne nuk jemi të interesuar më për luftëra militare, por përmes mbipopullimit me produkte jocilësore dhe të dyshime për efekte negative në shëndet. Pra, institucionet në vend duhet të kuptojnë që partneritet nuk është vetëm të të mbipopulojë Serbia me produkte, ndërsa në anën tjetër nuk i lejon produktet me logo të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.”Përgjegjësia dhe faji bien mbi institucionet që lejojnë një gjë të tillë, që përkundër dëmit të shkaktuar nga shteti serb, si në njerëz dhe ekonomi, prapë të vazhdojë të mbetet Serbia eksportuesi më i madh në Kosovë. Për Kosovën përveç dëmeve ekonomike njëherësh është turpëruese sikur na ka kapluar harresa që në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë”, vlerësoi Kadriaj. “Qeveria e Kosovës duhet të jetë e qartë në raport me shtetin serb, reciprociteti duhet të jetë 100 për qind, sepse ne si vend kemi shumë produkte vendore që i zëvendësojnë produktet serbe, duke vendosur masa reciprociteti dhe kuota në doganë për Kosovën janë të gjitha anët e medaljes pozitive, duke fuqizuar prodhimin vendor dhe njëherësh duke edukuar dhe duke i bërë me dije shtetit serb që Kosova është shtet. Përderisa nuk merren këto masa, mos të presim që Serbia të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, duke mos e njohur dhe duke nënçmuar qytetarin dhe institucionet e Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Mafio-oligarkia bllokon tregun e lirë Eksperti i ekonomisë, Artan Haziri, për gazetën “Kosova Sot”, tha se ekonomia e brishtë e Kosovës është në gjendje të rëndë edhe kur i shohim shifrat e importit nga Serbia 12.3 për qind . “Kjo shifër alarmante e importit bëhet edhe më e dhimbshme kur afër e kemi shtetin amë, Shqipërinë , ku importi është 6.7 për qind. Është dashur që me marrëveshje në mes të Kosovës dhe Shqipërisë të lëvizin mallrat lirshëm, pa asnjë pengesë nga ana e shteteve dhe në këtë mënyrë të gjitha produktet që i ka Shqipëria të importohen nga ajo”, u shpreh ai.”Kemi pengesa edhe nga Shqipëria, gjë e cila nuk do të duhej që ndodhte. Duhet të kemi një treg të përbashkët dhe detyrimisht mafio-oligarkia nuk do të kishte përfitime milionëshe nga tregtia me Serbinë”, vlerësoi Haziri.

Mobi Casa

Analisti Dardan Grapci, për gazetën “Kosova Sot” tha se, duke e ditur historinë e kaluar në kohën e ish-Jugosllavisë, e dimë që Serbia ka qenë gjithmonë partner kryesor i bizneseve jo vetëm në Kosovë, por në tërë Jugosllavinë. “Por, me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, Serbia është munduar që përmes biznesmenëve, të cilët nuk kanë edhe aq shume vlerë në jetën e tyre publike, i dërgon në Kosovë për të bërë marrëveshje ilegale dhe kriminale me biznesmenët kosovarë”, u shpreh ai.”Tregtia me Serbinë do të vazhdojë derisa prodhuesit vendorë nuk e fillojnë prodhim, produktet e tyre me cilësi të lartë dhe me një kujdes të shquar, sepse ky popull e di shumë mirë që produktet e Serbisë janë më kualitative sesa në Kosovë, prandaj nëse dëshirojmë që produktet e Serbisë t’i bojkotojmë nga qendrat tregtare dhe marketet vendore, atëherë i vetmi opsion mbetet prodhimi i produkteve me cilësi të larta”, vijoi më tej Grapci. Sipas tij, këtu duhet të përfshihet edhe MTI-ja, duke i stimuluar bizneset kosovare me pagesën e trajnimeve dhe shitjen e produkteve kosovare jashtë Kosovës. Ndonëse po bëhen gati dy dekada pas luftës shkatërrimtare që e bëri Serbia në vendin tonë, ky vend mbetet partneri kryesor i Kosovës në tregti. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme për muajin qershor flasin për një thellim të deficitit tregtar për mbi 23 për qind. Ndërkohë që Serbia vazhdon të jetë partneri kryesor tregtar i Kosovës në rajon. Vlera e importeve nga Serbia është dyfish më e madhe se ajo nga Shqipëria.”Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.3 për qind), Shqipëria (6.7 për qind), Maqedonia (4.8 për qind) dhe Bosnja dhe Hercegovina (2.1 për qind)”. Andaj përfaqësuesit e AKB-së dhe ekspertët e ekonomisë apelojnë që të zëvendësohen produktet serbe me produkte të tjera, por po vazhdojmë të jemi të varur nga importet serbe.

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, për gazetën “Kosova Sot” tha se Kosova po vazhdon që të jetë konsumatori më besnik i prodhimeve “Made In Serbia” dhe konsumatori më i madh në Ballkanin Perëndimor pas Serbisë. “Kjo ka bërë që Kosova ta ketë partner kryesor të tregtisë një vend nga i cili ende po i bartim pasojat e dëmeve miliardëshe të luftës së fundit dhe kjo ka bërë që ne si qytetarë e konsumatorë dhe si biznese të vetëdijesohemi që produktet serbe nuk duhet konsumuar, por përkundrazi duhet bojkotuar”, theksoi ai. Politikat e pafavorshme qeveritare Shahini u shpreh se ne jemi duke konsumuar dhe duke investuar në ekonominë e Serbisë, që për çdo ditë po fuqizohet dhe është duke marrë hise të madhe në tregun e Kosovës. “Por, për fat të keq, edhe politikat aktuale dhe ato të tjera që nga paslufta e deri më sot nuk kanë qenë sanksionuese ndaj Serbisë, veç në një rast, kur janë ndërmarrë masat e reciprocitetit dhe e kemi parë se këto masa kanë efekte në rritjen e ekonomisë së vendit, por edhe të tregtarëve, të cilët janë të orientuar në tregun e Serbisë. Prandaj, ne shumë më tepër konsumojmë prodhime të Serbisë sesa të Kosovës dhe të Shqipërisë e të Maqedonisë”, vlerëson ai. I pari i AKB-së shton se, sipas shënimeve të AKB-së, Kosova e ka partnerin kryesor tregtar Serbinë, më pas vijnë Shqipëria, Maqedonia e vendet e tjera.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, për gazetën “Kosova Sot”, tha se duhet të ulet importi që vjet ishte 3 miliardë euro, kurse eksportet ishin rreth 300 milionë euro, kurse vetëm nga Serbia importi ishte rreth 400 milionë euro. “Ne duhet synuar që prodhimet që importojmë, veçanërisht nga Serbia, t’i prodhojmë vetë në mënyrë që ta ulim varshmërinë prej importi, e më pas të shikohet mundësia që të eksportohet. Kurse mënyra e vetme për ta luftuar bilancin negativ tregtar që e ka Kosova me Botën e jashtme dhe me Serbinë është nxitja e prodhimtarisë vendore agropërpunuese ushqimore, turizmin, shërbimin ‘On-Line’ dhe IT-së dhe inovacioneve”, u shpreh ai. Sipas Gashit, të gjitha këto do të ndikojnë në rritjen e kapaciteteve vendore dhe varshmërisë nga importi i mallrave dhe shërbimeve që vijnë nga BE-ja, Serbia dhe rajoni. Masat dumping dëmtuan prodhuesit kosovarë Eksperti i integrimeve evropiane në fushën e ekonomisë, Nëntor Shaqiri, për gazetën “Kosova Sot” tha se që nga paslufta Serbia në vazhdimësi ka bërë dumping me mallrat që eksporton në Kosovë, më qëllimin që mallrat nga Serbia të konkurrojnë me çmim më të lirë dhe të eliminojnë produktet vendore dhe në këtë mënyrë të dëmtohet ekonomia prodhuese e Kosovës. “Nëpërmjet kësaj qasjeje Serbia dëshiron ta realizojë qëllimin e saj që ta lërë Kosovën një ekonomi joprodhuese dhe jo të zhvilluar dhe të varur nga ajo. Me realizimin e këtij plani Serbia, e cila dominon me produktet e veta .