Jeton Rexhepi hap ekspozitë personale, piktorët e huaj flasin superlativ për të
Gjilan – Në Qendrën e Galerisë dhe Artit Bashkëkohor është hapur ekspozita e gjashtë personale e krijuesit të njohur gjilanas Jeton Rexhepi me temën e titulluar :”Koha shëron plagët”. Në ekspozitë merrnin pjesë figura të njohura nga kjo lëmi derisa piktorja italiane Sara Picoli ka thënë se nocioni “Koha shëron plagët” në këtë ekspozitë vetanake vjen me një koncept të temave si filozofia, rrjetet sociale, ndryshimet klimatike, lufta. Është vetëm një realitet që ushqen artin e krijuesit në dukuri estetike.
Në ekspozitën e jeton Rexhepit kanë marrë pjesë shumë personalitete të njohura të cilët secili nga këndi i vet e ka lartësuar punën krijuese që ka bërë dhe po bënë Jeton Rexhepi.
Motivet e krijimtarisë së jeton Rexhepit kësaj radhe bazën e kanë tek ret dhe dielli ndërsa ekspozita është titulluar :”Koha shëron plagët”.
Sara Picoli piktore italiane tha se gjersa shikojmë artin e Jeton Rexhepi si një krijim specifik estetik si dukuri e një realiteti shoqëror, sigurisht që jo të gjitha veprat duhen patjetër të editohen, bota përvetësohet në art sipas gjuhës krijuese të artistit që ndryshon sipas zhvillimit të jetës shoqërore.
Sipas saj nocioni “Koha shëron plagët” në këtë ekspozitë vetanake vjen me një koncept të temave si filozofia, rrjetet sociale, ndryshimet klimatike, lufta. Është vetëm një realitet që ushqen artin e krijuesit në dukuri estetike. Ky realitet përmban në vetvete një mori pakënaqësie që e orienton shikuesin drejt një realiteti ku shkencëtari kërkon të caktoj ligjet.
Gjuha e mendimit në veprat e artistit nuk është vetëm teknika apo materialet e përdorura, ato komunikojnë me publikun si një kapital vlerash e cila ka një vërtetësi estetike. Artisti jo vetëm e pasqyron, por edhe e interpreton realitetin, e gjykon atë me vepra arti. Nga pikëpamja logjike, pretendimi i artit minimal u japin një kuptim të ri si ato me “retë” apo edhe “qielli” si interpretim artistik.
Studimi i veprës artistike si problem estetik ka rëndësi, artisti është i detyruar të thellojë përmbajtjen e format e bisedës artistike me publikun të pasurojë botën e tyre shpirtërore dhe të kenë një edukim mbi artin. Kontakti i vazhdueshëm me artin e sjell dëshirën për të bukurën. Nga hyrja në galeri ju mund të shikoni vepra të thjeshta të momenteve estetike si prodhim artistik, vepra artistike dhe kulturë artistike. Arti ka karakter historik ai ka ndryshuar me ndryshimin e jetës shoqërore, prandaj edhe metodat krijuese artistike kanë ndryshuar. Zgjedhja e ngjyrave, mënyra e vendosjes, shpërndarja e hijeve, përpunimi i detajeve forcojnë stilin krijues. Mënyra rigoroze e ndërtimit kompozicional të subjekteve, uniteti i veprës sjellë edhe kohën, por edhe vendin në boshtin e galerisë duke e ekuilibruar teknikat në mes tyre.
Prandaj kënaqësinë që përfitojnë të tjerët nga veprat e artit kanë një ndikim të veçantë, na pasuron ndjenjat, realitetin, mendimet na zgjeron horizontin duke sjellur epërsi të padiskutueshme në art ka thënë Sara Picoli
Jeton Rexhepi ndërkaq është ndarë i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e krijuesve dhe mbi të gjitha me vlerësimet që kanë dhënë kolegët rreth ekspozitës.
Ndryshe ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 gusht të këtij viti./rajonipress/





