Hidromorava

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Egzona Dërmaku pas përfundimit me sukses të studimeve të nivelit Bachelor, është studentja e parë në Fakultetin e Edukimit programi parashkollor në Universitetit “Kadri Zeka”, e cila sot ka mbrojtur temën e diplomës, “Mësimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore të Komunës së Kamenicë”, para komisionit vlerësues, mentori, Merxhan Avdyli, Nevrije Bislimi dhe Januz Dërvodeli.

Në këtë rast ishte e pranishme edhe Prorektorja Shpresë Qamili, e cila pasi përshëndeti të pranishmit, studentëve të diplomuar u ka dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tyre profesionale!

FIDANISHTJA

Kurse Dekani i Fakultetit të Edukimit Jonuz Dërvodeli, tha se diplomimi është një akt që gjithmonë mbetet në kujtesën e secilit, andaj në këtë ditë urojmë që kjo diplomë të shërbej në realizimin e ëndrrës së tyre, që në një ditë sa më të afërt, ata të jenë edukatorë të gjeneratës më të re, fëmijëve.

Gjatë mbrojtjes së temave të diplomës nga 24 studentët e Fakultetit të Edukimit, prej tyre 19 nga programi Fillor dhe 5 nga programi Parashkollor, kanë marrë pjesë profesor dhe asistentë të Universitetit si dhe familjarë të studentëve tashmë të diplomuar./rajonipress/